LIBRI I GJALLË

SOT MË SHUMË SE KURRË ËSHTË E NEVOJSHME QË NJERIU TË NJOHË VETEN.

Njeriu i sotëm është më shumë i prirur të njohë planetet, trupat qiellorë, teknologjinë, gjërat që janë jashtë tij – gjërat e një bote shumë komplekse – sesa njohjen e unit të vet, duke mbetur kështu skllav në vorbullën e botës dinamike. Njoha e vetes është një art më vete, e siç dihet për të krijuar një art të mirë kërkohet kohë, vullnet, angazhim e mbi të gjitha mjete ose ngjyra.
Në rrugën spirituale dhe metafizike, seancat me ne, trajnimet, seminaret dhe disiplina të udhëheqin drejt zgjimit spiritual dhe rritjes së virtyteve hyjnore që ke brenda qenies tënde. Gjatë rrugës për të rigjetur vetveten është i nevojshëm një mësues shpirtëror si envilight.
Mësuesi shpirtëror mban dhe ruan çelësat e zhvillimit metafizik. Duke përdorur çelësat (ligjet kozmike dhe parimet shpirtërore) envilight transmenton disiplinën e tij, të jep mundësinë që të mësosh vetëdijen shpirtërore dhe të konsumosh frutet e qëllimeve të jetës.

SHËRBIMET

PORTA E QENIES

Rrjedha e frymës së kanalizuar Si merr frymë – ashtu rrjedh drita jote. Seanca hapet me kapitullin që të ka thirrur më shumë gjatë leximit – ai bëhet udhëzues vibracional për frymëmarrjen tënde kanalizuese. Kjo përvojë të çliron nga tensionet e fshehura, ndez fushën tënde energjetike dhe të aktivizon frekuencën jetësore. Kapitujt e librit mbi energjinë e gjallë dhe spiralet e jetës hapen gjithmonë sipas ritmit të brendshëm. Ti je ai/ajo që zgjedh portën ku je gati të hysh – qoftë qetësim, çlirim ose thellim – dhe frymëmarrja kanalizohet si pasqyrë e gjendjes tënde. Çdo seancë është një hap praktik ku fjala e librit shndërrohet në përjetim.
Kontributi: 90 € individual | 60 €/person në grup (4–10 veta)

URA E DRITËS

Portat energjike të trupit Çdo çakër është një portë – dhe së bashku, ato formojnë një urë drite që të lidh me burimin hyjnor. Në këtë praktikë kolektive, ti përjeton spiralen energjetike Envilight: nga toka drejt qiellit, nga instinkti drejt shpirtit. Çdo hap i udhëzimit është frymëzuar nga kapitujt e librit mbi portat e çakrave, duke të çuar të hapësh qendrat energjetike sipas ritmit tënd dhe thirrjes që je gati të dëgjosh. Kjo nuk është thjesht një aktivizim – është një arkitekturë e gjallë shpirtërore ku trupi bëhet urë, zemra bëhet qendër, dhe drita bëhet udhërrëfyes.
Kontributi: 60 €/person (praktikë periodike kolektive)

ZGJIMI VIZIONIT

Hapja e syrit të tretë si portë e vizioneve Envilight Fjala bëhet frekuencë – dhe ti bëhesh pjesë e saj. Në këtë hapësirë të kanalizuar, nuk lexon dhe as dëgjon tekst – por përjeton drejtpërdrejt dimensionet e librit si vizione të gjalla. Syri i tretë hapet si portë e mendjes së ndriçuar, duke të çuar përtej mendimit në hapësira ku drita merr formë si imazh, si ndjesi, si mesazh. Ky proces aktivizon lidhjen me nivele të tjera të vetëdijes – një udhëtim ku shtresat e brendshme të shpirtit të flasin në gjuhën e vizionit. Çdo meditim lidhet me kapitujt që të kanë thirrur – duke të çuar aty ku mendja hesht dhe prania bëhet udhëzuesi yt i real. Meditime individuale ose kolektive, të lidhura me kapitujt që të kanë thirrur.
Kontributi: 90 € individuale | 60 €/person në grup

RITE SHPIRTI

Shkrirje mes librit dhe shpirtit Kur fjala bëhet zjarr brenda teje, ritmi i shpirtit kërkon altar. Në këto rite intuitive, kalon nga leximi në veprim: nga faqja në dritë, nga kujtesa në çlirim. Çdo rit është një udhëtim i kanalizuar – i lindur në çast, sipas energjisë së momentit dhe thirrjes së shpirtit tënd. Mund të ndodhin si: • Rit i vogël – një hap i butë për qartësi dhe lehtësim të energjive. • Rit i madh – një iniciim me dritë kolektive, ku fuqia e grupit ngjitet si lutje e përbashkët. • Seancë e personalizuar – një veprim i shenjtë i thurur vetëm për ty, për çlirimin ose fuqizimin e një situate jetësore. Në këto rituale, përdoren elementë të librit si fjalë kyçe, simbole dhe kode drite, të cilat aktivizohen përmes veprimit. Ato nuk janë skenarë të fiksuar, por porta që hapen në përputhje me vibracionin e shpirtit në atë moment.
Kontributi: 90 € individuale | 70 € / person në grup

SHTEGU I PLOTËSISË

Fryma e gjallë e librit Për ata që nuk mjaftohen me leximin – por duan ta jetojnë librin si udhëtim të plotë. Ky nuk është një program – por një thirrje për ta lënë dritën të të flasë me shpirt, jo vetëm me fjalë. Ti vetëm trokit! Ne të presim – aty ku leximi pushon, dhe përvoja nis. Udhëtimi i katër përvojave të jetësuara brenda një muaji: Frymëmarrje – Porta e Qenies Çakrat – Ura e Dritës Meditimi – Zgjimi Vizionit Veprimi – Rite Shpirti Kontributi për shtegun e plotësisë:
270 € – për 4 seanca individuale
200 € – për 4 seanca në grup (4–8 veta)

PAKETA SPECIALE

Paketa me çmim 20 % më të ulët

Kjo paketë përmban 3 Seanca:

– KËNDVËSHTRIM I RI – KËNDI180°, FUQIA SUPREME

– SHKËPUTJA SHPIRTËRORE  FILLIM I NJË JETE TË RE

– BASHKIMI I ÇAKRAVE – FUSHA E DASHURISË

me çmim 20 % më të ulët

Kjo paketë përmban 3 Seanca:

1

KËNDVËSHTRIM I RI - KËNDI180°, FUQIA SUPREME

2

SHKËPUTJA SHPIRTËRORE  FILLIM I NJË JETE TË RE

3

BASHKIMI I ÇAKRAVE – FUSHA E DASHURISË

PORTAT E SHËRIMIT

MIRE SE ERDHE
THIRRJA E SHPIRTIT
VIBRIMI I TRUPIT
TRANSFORMIMI I SJELLJES
FREKUENCA E USHQIMIT
GJUHA E TOKËN
ENERGJIA E KAFSHËVE
URA E SHPIRTËRAVE
PORTALE NGJYRASH
PORTALE TË VETËDIJES
PORTALI MALI SHENJTË
LIBRI I GJALLË

REFERENCAT

Full 1
Seminari i Zhvillimit Shpirtëror me Envilight: Zgjero këndvështrimin dhe lidhu me fuqinë supremeve
Jam tepër i emocionuar për seminarin me Envilight mbi zhvillimin shpirtëror - nevoje imediate. Ishte një përvojë e paharrueshme që më ktheu këndvështrimin 180 gradë dhe më ndihmoi të shpalosja fuqinë time supreme.
Trajnimi i nënndërgjegjes dhe njohja e fuqisë së mendimeve pozitive dhe negative ishin shumë të vlefshme për mua personalisht. Kam mësuar se si t'i drejtoj mendimet e mia në një mënyrë të synuar dhe ta drejtoj jetën time në drejtimin e dëshiruar.
Seminari ishte i strukturuar shumë mirë dhe trajnerët ishin jashtëzakonisht kompetent dhe motivues. U ndjeva shumë rehat në grup dhe isha në gjendje të përfitoja nga përvojat dhe njohuritë e pjesëmarrësve të tjerë.
Mund t'ia rekomandoj seminarin kujtdo që kërkon perspektiva të reja dhe një jetë më të lumtur. Faleminderit Envilight për këtë përvojë të vlefshme!
O. Kukaj
Full 1
Ndarja shpirtërore - Fillimi i një jete të re: Lirimi nga energjitë negative dhe zhvillimi i brendshëm
Ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe pasuruese në marrjen pjesë në seminarin "Ndarja shpirtërore - Fillimi i një jete të re" me Envilight. Trajtimi i nënvetëdijes dhe lirimi nga energjitë dhe qeniet negative më ndihmuan të çlirohem nga ngarkesat e marrëdhënieve të kaluara dhe të nis një kapitull të ri në jetën time.
Mësimet praktike dhe meditimet ishin shumë të fuqishme dhe më ndihmuan të kuptoj dhe të zhvilloj më mirë brendësinë time. Envilight na shoqëroi me dashuri dhe profesionalizëm dhe na tregoi si të ndikojmë pozitivisht në mendimet dhe ndjenjat tona dhe si të kemi një jetë të plotësuar.
E këshilloj këtë seminar për çdo person që është i gatshëm të çlirohet nga ngarkesat e vjetra dhe të zhvillojë potencialin e tij të plotë.
Faleminderit Envilight për këtë përvojë të paharrueshme!
Q. Petrović
Full 1
Zbuloni qendrën hyjnore të ndjenjave: Përvoja ime me seminarin 'Bashkimi i Çakrave' nga Envilight
Dua t'ju tregoj për përvojën time të mrekullueshme me seminarin "Bashkimi i Çakrave - Fusha e Dashurisë pa kushte " nga Envilight. Përmes programit intensiv “Trupi & Shpirti“, u përgatita për këtë trajnim dhe u zhyta thellë në balancën e energjisë sime të çakrave. Për të bashkuar çakrat në qendrën e zemrës ishte një përvojë unike që nuk do ta harroj kurrë.
Unë u ndjeva në lidhje të thellë me veten time dhe me të gjithe që më rrethonin, dashuria pa kushte që mbaj brenda vetes u rizgjua me ndjenja më të fuqishme dhe më të qëndrueshëm se kurrë më parë. E këshilloj këtë seminar çdo personi që dëshiron një lidhje më të thellë me veten dhe me të tjerët.
Faleminderit ekipit të Envilight për këtë përvojë të mrekullueshme!
K. Müller
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×