Eksperte e komunikimit multidimensional për transformim shpirtëror, me përvojë akademike si pedagoge e pavarur në fushat e psikologjisë, sociologjisë dhe komunikimit në Gjermani.
Të gjitha këto nuk janë vetëm role – por dimensione të një rrugëtimi të jetuar, që sot më thërret ta ndaj me ty.
Të ftoj në rrugëtimin tënd unik, ku çdo hap hap një derë të re drejt qenies – atje ku heshtja shndërrohet në kuptim, ndjenja në frekuencë dhe vetja e harruar në dritë.
Unë jam Evis Zajmi Ramusholli, një shkrirje e rrallë midis shkencës së komunikimit, artit pamor dhe arkitekturës hyjnore të vizioneve.
Nëpërmjet fjalës së ndriçuar, formës krijuese dhe dritës që buron nga thellësitë e shpirtit, jam këtu për të të ndriçuar rrugën drejt vetëshërimit.
Edukimi im profesional më dha themele të forta akademike, mbi të cilat ndërtova një qasje unike për të të ndihmuar të rigjesh fjalën e shpirtit. Në këtë platformë të shenjtë që ndërtojmë bashkë, fjala, energjia, vizioni dhe drita bashkohen për të zbuluar sekretin e shërimit shpirtëror dhe për të të rikthyer vetëdijen e ndriçuar.
Si medium multidimensional, unë udhëtoj përtej kohës dhe hapësirës për të deshifruar mesazhet që shpirti yt dëshiron të të përcjellë.
Në këtë udhëtim të përbashkët, do të të ndihmoj të gjesh burimet e fshehura të dhimbjeve, sëmundjeve dhe sfidave që kanë nevojë të shprehen, të dëgjohen dhe të shërohen.
Studime në Gazetari dhe Komunikim Masiv, ku mësoja më shumë sesa thjesht transmetimin e informacionit: aty fillova të kuptoj thelbin e fjalës si mjet ndërgjegjësimi dhe ndikimi. Fjala, kur përdoret me vetëdije dhe dashuri, bëhet urë midis mendjes, shpirtit dhe botës. Studime të avancuara në Akademinë e Arteve për Pikturë, Grafikë dhe Dezajn- Komunikimi me specializim për Foto, Film dhe TV, ku mësova jo vetëm t`i jap formë pamjeve të jashtme, por të zbërthej dhe vizatoj hartat sekrete të shpirtit. Këtu filloi për mua deshifrimi i dritës së brendshme: t`i jap jetë simbolikës së padukshme, t´i kthej ndjenjat, vizionet dhe ëndrrat në arkitekturë të gjallë të energjisë shpirtërore.
Eksperiencë shumëvjeçare si Pedagoge e Pavarur në Gjermani, pranë Johaniter
Akademie, Pflegeschule VFA e.V. dhe TBF Tertia GmbH, ku ligjërova:
◉ Psikologjinë e komunikimit – ku mësoja jo vetëm rregullat teknike të komunikimit, por dhe si emocionet e pashprehura formojnë fjalët ose heshtjet tona.
◉ Marrëdhënie me publikun dhe Projekt Menaxhim – ku kuptova fuqinë e ndërveprimit në ndërtimin ose shërimin e besimit midis individëve.
◉ Sociologjinë e komunikimit në shëndetësi – ku pashë nga afër si ndikon mungesa e fjalës në shëndetin e trupit dhe mendjes.
◉ Psikopatologjinë dhe shëndetin mendor – ku thellova njohjen e bllokimeve emocionale dhe pasojave të tyre në sistemin trupor dhe energjetik.
◉ Komunikimin ndërkulturor – ku mësova të dëgjoj me zemër përtej kufijve kulturorë dhe të kuptoj gjuhën universale të shpirtit.
◉ Menaxhimin e krizave dhe konflikteve – ku u stërvita të shoh nën sipërfaqen e çdo konflikti, plagët e pathëna që kërkojnë shërim.
◉ U formova si Bioenergie-Terapiste pranë Kryon Schule në Rosenheim, Gjermani, duke lidhur dritën e shpirtit me trupin përmes energjisë së pastër universale.
◉ U thellova në Shërimin Kuantik (Quantum Healing) për të aktivizuar shërimin në nivele të shumëfishta të qenies.
◉ U certifikova si Mjeshtre Reiki dhe Life- & Mentalcoach Praktikuese, duke ndihmuar individët të çlirojnë nyjet energjetike dhe të rilindin në dritë.
◉ Konsulente e vlerësuar me 5 yje në platformat ndërkombëtare më prestigjioze të këshillimit shpirtëror: Questico, Libravita, Esophia dhe Chrona në Gjermani.
◉ Me mbi 50.000 konsulta shpirtërore dhe seanca shëruese të realizuara, unë shoqëroj njerëzit në rrugëtimin e tyre drejt shërimit të brendshëm dhe zgjimit të vetëdijes.
Në çdo hap, përballja me të vërtetën lakuriqe më ndihmoi të hap portat e zemrës dhe të
deshifroj pyetjet e mëdha të ekzistencës:
PSE KEMI LINDUR?
PSE JEMI KËTU?
KU DO TË SHKOJMË PËRTEJ KËSAJ BOTE?
Këto janë pyetjet që ndriçojnë rrugën time – dhe sot, përmes Metodës Envilight, të ftoj edhe
ty t’i zbulojmë bashkë.
Në filozofinë time dhe të Envilight:
◉ Sëmundja lind kur ndërlidhet bllokimi i fjalës së shpirtit me heshtjen e trupit.
◉ Shërimi fillon kur komunikimi rikthehet në një rrjedhë të pastër dashurie, vetëdijeje dhe dritë.
Në Envilight:
◉ Ne ndihmojmë shpirtin të gjejë fjalët që nuk janë thënë kurrë.
◉ Ne çlirojmë energjitë e bllokuara përmes komunikimit të ndërgjegjshëm dhe vizionit shpirtëror. Eshtë një udhëtim nga heshtja drejt shprehjes së dritës së brendshme.
Në Envilight, të ftoj të zgjohemi bashkë.
◉ Përmes komunikimit të ndërgjegjshëm, ku fjala jote fiton fuqi shëruese.
◉ Përmes vizioneve multidimensionale, që ndriçojnë nyjet e pashprehura në shpirtin tënd.
◉ Përmes arkitekturës së dritës, që rindërton harmoninë brenda teje.
◉ Përmes balancimit bioenergjik, që riaktivizon fuqitë e tua vetë-shëruese.
Sepse brenda çdo dhimbjeje fshihet një fjalë e pathënë, dhe brenda çdo fjale të ndriçuar, fillon
një shërim.
Në fillim ishte Fjala. Kur Fjala mungon, trupi bëhet zëri i shpirtit të heshtur. Në Envilight, të kujtojmë të dëgjosh atë që shpirti yt ka pritur kaq gjatë të shprehë: fjalët e pashprehura të dritës së tij.
Më lejo të të shtrij dorën e natyrës, të energjisë hyjnore, dhe të udhëtojmë bashkë nëpër thellësitë e trupit dhe shpirtit tënd, atje ku shërimi rilind nga burimi i jetës.
Unë jam Engjëll Qato, një shkrirje e rrallë midis shkencës së jetës, urtësisë së natyrës dhe mistereve të shpirtit.
Në udhëtimin tim profesional, i ndërtuar mbi themele të forta akademike dhe praktike, u thellova në njohjen e mekanizmave të jetës — të biologjisë, mikrobiologjisë, kimisë, biokimisë dhe energjisë së saj të padukshme.
Kjo rrugë më mësoi të shoh përtej materies: të kuptoj ritmin e jetës, forcën e natyrës dhe dritën që buron nga vetëdija universale.
Në rrugëtimin tim të gjatë profesional, udhëhoqa me përkushtim kooperativa bujqësore në
Shqipëri, duke ndërtuar me sukses ekuilibrin delikat midis natyrës dhe prodhimit të begatë.
Çdo farë që mbolla, çdo fushë që preka, çdo bimë që kultivova, më mësoi se natyra flet në gjuhën e energjisë së jetës, dhe se njeriu është thirrur të jetë kujdestar i saj, jo vetëm prodhues.
Në këtë ndërveprim të thellë me natyrën, që nga vitet studentore, fillova të ndiej fuqishëm thirrjen e mjekësisë alternative. Kështu, rruga ime ndërmjet natyrës dhe shpirtit nisi të marrë trajtën e një udhëtimi të shenjtë drejt shërimit dhe dritës së brendshme.
I mbështetur si në intuitën shpirtërore, ashtu edhe në njohuritë shkencore, krijova me duart e mia pomada bimore për sëmundje të lëkurës, kombinime detoksifikuese për mëlçinë, temthin, zorrët, dhe formula të tjera natyrale shëruese, duke kuptuar plotësisht se çdo bimë mbart një kod të veçantë biologjik dhe shpirtëror shërimi.
Ndërsa ndërtoja ura midis natyrës dhe trupit, jeta më çoi drejt një thirrjeje edhe më të thellë.
Sprovën më të madhe nuk e solli puna, por përballja me kufijtë e vetë jetës: diagnostikimi me kancer. Nuk kërkova shpëtim jashtë vetes – përkundrazi, u ftova të kthehem Brenda saj. Aty ku frymon drita, ku natyra është mësuesja më e heshtur dhe energjia hyjnore bëhet burim
force. Besimi në jetën që rrjedh përtej materies u bë themeli i një udhëtimi të ri – jo vetëm për shërim, por për rilindje shpirtërore.
Eca nëpër rrugë të panjohura, duke kërkuar përgjigje në fjalët e heshtura të librave dhe në frymën e padukshme të universit.
Lexova, studiova, u thellova në shkrime të vjetra e moderne mbi zhvillimin shpirtëror, gjithnjë me etjen për të kuptuar të pathënën e jetës.
Por më e fuqishmja nga të gjitha mësimet nuk vinte nga letra apo dija njerëzore — ajo vinte nga një libër i gjallë që rrihapet vetëm për ata që dinë të dëgjojnë: natyra e shenjtë e malit të
Tomorrit.
Në gurët e lashtë, në burimet e kristalta, në frymën e erës që përshkonte majat e tij, gjeta historinë e krijimit të njeriut — të shkruar jo me fjalë, por me vibrimin e dritës dhe energjisë së universit. Në çdo dridhje të gurëve dhe çdo cicërimë të erës, dëgjohej si një këngë e lashtë nga vetë mali i shenjtë, që thërriste shpirtrat e humbur të kujtonin prejardhjen e tyre të
ndriçuar. Në atë përqafim të shenjtë me malet, hapa portat e shpirtit tim dhe kuptova:
◉ Se shërimi nuk mësohet, por zgjohet nga brenda.
◉ Se drita nuk kërkohet jashtë, por ndizet në thellësinë e qenies.
◉ Se Zoti nuk fshihet në largësi, por frymon në çdo qelizë që jeton në dashuri me veten dhe
natyrën.
Në Tomorr, unë nuk isha më një kërkues i dijes. Në Tomorr, u bëra një udhëtar i dritës. Dhe
në ato momente jetike, ishte pikërisht mali i shenjtë i Tomorrit, vendlindja ime shpirtërore, që më rikujtoi: Energjia dhe Drita janë brenda nesh. Shërimi është një rikthim në vetvete.
Në këtë proces të thellë vetëshërimi:
◉ Energjia shëruese u aktivizua natyrshëm.
◉ Drita e njohjes dhe e natyrës u bë ura ime drejt të tjerëve.
◉ Mjekësia alternative dhe shërimi shpirtëror u shndërruan në misionin tim të ri të jetës.
◉ Diplomuar si Inxhinier Agronom (Master) në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku ndërtova themelet shkencore për të kuptuar mekanizmat e jetës, zhvillimit natyror dhe fuqisë së strukturave biologjike.
◉ Studime të thelluara në biologji, mikrobiologji, kimi, biokimi dhe seleksionim gjenetik, duke deshifruar marrëdhëniet e padukshme midis strukturës së jetës dhe energjisë jetësore që ushqen shpirtin.
◉ Njohës i zgjeruar i botës bimore medicinale dhe ushqyese, duke ndërtuar ura natyrore midis trupit fizik, shëndetit energjetik dhe shërimit shpirtëror.
◉ Përvojë jetësore si Shërues Alternativ, duke shoqëruar individët në rrugëtimin e tyre për të rigjetur ekuilibrin e humbur, për të çliruar energjinë e bllokuar dhe për të ndezur fuqinë e brendshme të vetëdijes së ndriçuar.
◉ U formova si Bioenergie-Terapiste pranë Kryon Schule në Rosenheim, Gjermani, duke lidhur dritën e shpirtit me trupin përmes energjisë së pastër universale.
◉ U thellova në Shërimin Kuantik (Quantum Healing) për të aktivizuar shërimin në nivele të shumëfishta të qenies.
◉ U certifikova si Mjeshtre Reiki dhe Life- & Mentalcoach Praktikuese, duke ndihmuar individët të çlirojnë nyjet energjetike dhe të rilindin në dritë.
◉ Konsulente e vlerësuar me 5 yje në platformat ndërkombëtare më prestigjioze të këshillimit shpirtëror: Questico, Libravita, Esophia dhe Chrona në Gjermani.
◉ Me mbi 50.000 konsulta shpirtërore dhe seanca shëruese të realizuara, unë shoqëroj njerëzit në rrugëtimin e tyre drejt shërimit të brendshëm dhe zgjimit të vetëdijes.
Në çdo hap, përballja me të vërtetën lakuriqe më ndihmoi të hap portat e zemrës dhe të
deshifroj pyetjet e mëdha të ekzistencës:
PSE KEMI LINDUR?
PSE JEMI KËTU?
KU DO TË SHKOJMË PËRTEJ KËSAJ BOTE?
Këto janë pyetjet që ndriçojnë rrugën time – dhe sot, përmes Metodës Envilight, të ftoj edhe
ty t’i zbulojmë bashkë.
Në themel të filozofisë sime dhe të Envilight:
◉ Shëndeti është një simfoni e shenjtë ku trupi, mendja, natyra dhe shpirti frymojnë në një ritëm të përbashkët.
◉ Sëmundja lind kur rrjedha e jetës mpaket dhe drita e brendshme mbulohet nga një heshtje e pashprehur.
◉ Shërimi nis kur natyra zgjon brenda nesh melodinë e harruar të dashurisë dhe harmonisë universale.
Në Envilight:
◉ Trupi flet me gjuhën e heshtur të simptomave.
◉ Bimët dhe energjia natyrore mbështesin rigjenerimin e qenies.
◉ Shpirti zgjohet dhe ndërton urën drejt dritës së vetëdijes kozmike.
Unë jam këtu për të ndihmuar që energjia e bllokuar brenda trupit tënd të fillojë të rrjedhë lirshëm, që fryma e natyrës të rizgjojë shërimin e brendshëm, dhe që shpirti yt të ndriçojë në fuqinë e tij të lindur.
Në çdo frymëmarrje të natyrës, në çdo pulsim të tokës, fshihet thirrja e shenjtë e dritës. Shërimi nuk vjen nga largësitë e panjohura, por ngrihet nga thellësitë e shpirtit që kujton burimin e vet hyjnor — dhe është aty, duke pritur, të ndriçojë botën tënde me dritën që gjithmonë ka jetuar brenda teje.
Në skutat e çdo shpirti ndodhet një burim drite, shërimi dhe fuqie që pret të rizgjohet.
Envilight është fryt i një udhëtimi të gjatë profesional dhe shpirtëror, ku bashkohen shkenca e jetës, urtësia e natyrës dhe arkitektura hyjnore e vizioneve.
Në themel të metodës sonë qëndrojnë tre shtylla të shenjta: Energjia që zgjon, Vizioni që ndriçon dhe Drita që rilind.
Nëpërmjet Envilight, ne nuk trajtojmë vetëm shpirtin në mënyrë abstrakte, por përqafojmë të gjithë dimensionet e qenies: shëndetin fizik, emocionet e pashprehura, sfidat mendore dhe situatat e ndërlikuara të jetës së përditshme.
◉ Të ndezim dritën e vetëdijes së pastër në thellësinë e çdo individi që thërret për transformim.
◉ Të deshifrojmë dhe të çlirojmë bllokimet e fshehura që manifestohen në trup, mendje dhe shpirt si sëmundje, dhimbje ose pengesa.
◉ Të aktivizojmë forcat natyrore të vetëshërimit përmes frekuencës së energjisë së pastër, qartësisë së vizionit dhe arkitekturës së dritës shpirtërore.
◉ Të udhëheqim çdo shpirt në rrugëtimin e tij unik të shërimit, zhvillimit dhe rikthimit në burimin e vet hyjnor.
◉ Të mbështesim çdo njeri që kërkon shëndet natyral, ekuilibër energjetik, lehtësim të sfidave jetësore dhe një vetëdije të zgjeruar.
VIZIONI YNË ËSHTË:
◉ Të krijojmë një hapësirë të shenjtë ku plagët e trupit, mendjes dhe shpirtit shndërrohen në dritë, dashuri dhe ndërgjegje të re.
◉ Të ndërtojmë ura midis tokës dhe dritës, midis jetës së përditshme dhe dimensioneve më të larta të shpirtit.
◉ Të ofrojmë një qasje të thellë shpirtërore dhe praktike për çdo sëmundje, sfidë ose nyje të pazgjidhur, duke ndërthurur fuqinë e natyrës, vizionin multidimensional dhe energjinë universale në një proces të gjallë shërimi
◉ Të frymëzojmë lindjen e një vetëdijeje të re, ku çdo shpirt ecën i çliruar, në harmoni me natyrën, me trupin e tij dhe me rrjedhën e jetës universale.
Në Envilight, nuk ofrojmë shërim të shpejtë apo premtime boshe.
Ne hapim një rrugë të shenjtë:
➔ për ata që dëshirojnë të zgjojnë dritën e tyre,
➔ të ndriçojnë plagët e pashprehura,
➔ dhe të ecin me dashuri drejt vetëdijes së tyre të ndriçuar.
Shërimi është një udhëtim – një rikthim në vetvete.
Dhe ne jemi këtu për të ecur bashkë me ty.
Envilight nuk është thjesht një metodë shërimi — është një qasje e re, një urë e gjallë midis shpirtit dhe shkencës së jetës, midis dritës së brendshme dhe ligjeve të padukshme që mbështesin krijimin.
Udhëtimi ynë nuk lindi në teori apo në përsëritje traditash të vjetra.
Ai lindi në vetë thellësitë e përvojës së jetuar — në sfida jetësore, në sprova shëruese, në kërkimin përtej sipërfaqes, atje ku takohen shpirti, energjia dhe materia.
Nëpërmjet Envilight:
◉ Ne kemi ndërlidhur njohuritë shkencore mbi biologjinë, energjinë dhe strukturat e jetës me urtësinë e shenjtë të shpirtit dhe natyrës.
◉ Kemi deshifruar marrëdhënien e heshtur midis trupit, fjalës, mendjes dhe dritës së brendshme.
◉ Kemi krijuar një metodë ku çdo seancë është një akt i ndërgjegjes së gjallë, një udhëtim nga drita e fshehur tek drita e zgjuar.
Në Envilight, shërimi nuk është thjesht çlirimi nga simptomat. Ai është:
◉ Rindërtimi i arkitekturës së brendshme të energjisë.
◉ Zgjimi i kujtesës hyjnore në çdo qelizë dhe çdo fije të shpirtit.
◉ Integrimi i ligjeve të natyrës, të energjisë universale dhe të vetëdijes së ndriçuar në jetën e
përditshme.
Çdo njeri që vjen në Envilight udhëton përtej vetvetes:
➔ Nga dhimbjet që mbajnë peng trupin.
➔ Nga plagët që rëndojnë mendjen.
➔ Nga nyjet e pashprehura që lidhin shpirtin.
Bashkë, hap pas hapi:
◉ Ne ndriçojmë ato rrugë të brendshme ku heshtja kthehet në fjalë,
◉ Energjia bëhet melodi e jetës,
◉ Dhe drita ripërdoret si forca më e madhe e transformimit.
◉ Një thirrje për të përjetuar unitetin midis shpirtit dhe trupit, midis shkencës së jetës dhe misterit të ekzistencës.
◉ Një udhëtim rikujtese, shërimi dhe zgjerimi të vetëdijes përmes Energjisë që zgjon, Vizionit që ndriçon dhe Dritës që rilind.
Në Envilight, ti nuk je vetëm një shërues ose një i shëruar.
Ti je krijuesi i dritës tënde të re.
Rruga drejt dritës nuk është një udhë e sheshtë.
Nuk është një shkëlqim kalimtar që ndriçon vetëm sipërfaqen.
Ajo është një thirrje e lashtë që lind në thellësi të shpirtit —
një thirrje për t’u rikthyer në burimin e origjinës,
aty ku nisi gjithçka: në frymën e pastër, në dritën e pakushtëzuar,
në frekuencën e krijimit që jeton ende sot tek TI.
Drita e burimit nuk është drita e syrit – por është drita e shpirtit.
Nuk është ajo që ndriçon botën e jashtme – por ajo që ndez vetëdijen.
Ajo nuk vjen nga jashtë – por ngrihet nga brenda,
si një përmendje e shenjtë në çdo qelizë,
si një përshpëritje hyjnore në çdo ndjesi.
Ky udhëtim nuk kalon në rrugë të ndriçuara –
por nëpër labirintet e harresës,
nëpër errësirat që kanë mbuluar kujtimin tënd hyjnor,
nëpër plagët që s’janë dëgjuar kurrë,
nëpër heshtjen që pret të bëhet fjalë.
Dhe pikërisht aty – në thellësinë e çdo hijeje,
në dridhjen e çdo kujtese të lënduar,
ajo dritë e pastër pulson…
Nuk është dritë kandili, as ylli, as dielli –
është vetë fryma që krijon, buron, ushqen, dashuron dhe ringjall.
Ajo s’ka nevojë të bindë –
sepse është e vërtetë, dhe e vërteta nuk ka nevojë për fjalë.
Ajo s’pret miratim – por gatishmëri.
Kur ti e pranosh, ajo rizgjohet.
Kur ti e thërret, ajo ndriçon.
Kur ti e jeton– ajo shndërron gjithçka.
Ajo është ura e padukshme mes shpirtit dhe krijimit,
zinxhiri i dritës që s’është këputur kurrë –
vetëm është harruar nga TI — jo ndalur.
Sepse shpirti yt nuk është ndarë kurrë.
Ai frymon në dritën e burimit, i lidhur përgjithmonë —
në fijen e shenjtë të argjendtë, që as koha nuk e këput,
në frekuencën e dashurisë, që as harresa nuk e fik.
Tani është koha të kujtohesh.
Të zgjohesh në brendinë tënde.
Të ndezësh flakën që shumë kohë ka fjetur.
Drita që rizgjohet brenda teje nuk është thjesht ndriçim –
ajo është veprim, shërim, transformim.
Ajo kthehet në gjuhë që prek zemra, në prani që frymëzon të tjerët,
në fuqi krijuese që ndërton një botë më të vetëdijshme.
Sepse drita jote nuk është vetëm për ty – ajo është dhuratë për botën.
Ajo është thirrja që bota ka pritur. Tani është koha të përgjigjesh!
Kujto! Shëro! Ndriço!
Me Energjinë që zgjon,
Vizionin që ndriçon,
dhe Dritën që rilind brenda teje.
Bëhu drita që ke lindur të jesh.
— Envilight
Rruga drejt dritës na bashkoi në një kanal të përdorimit të dhuntive, ndërthurjen në një art unik të energjisë shëruese dhe vizionit. Kombinimi ynë i veçantë të ofron ty sekretin e shërimit. Ne të dy bashkë në rrugëtimin e gjatë në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Europës, me eksperienca shumëvjeçare krijuam metodën tonë të plotë, që të mundëson ecurinë e fenomeneve të lartpërmendura drejt përmirësimit dhe normalitetit të mundur në të gjitha aspektet e jetës. Aftësitë tona u shpalosen me pjekurinë spirituale dhe zhvillohen në mënyrë të pandërprerë gjatë proçeseve që trajtojmë dhe përjetojmë bashkë me ty. Energjia shëruese dhe vizionet ndezin dritën e zbehur në zemrën tënde, mjafton të jesh rrugëtar në udhëtimin drejt vetes dhe bashkë me ne do përjetosh mrekullinë e dashurisë hyjnore. Një udhëtim transformues promovon rritjen tënde personale, i jep kuptim jetës, të hap rrugën e ndryshimit dhe njohjes së vetvetes…
“PËR TË ARRITUR NË PËRJETËSI, DUHET T’I PËRSHKOSH TË GJITHA RRUGËT NË KËTË JETË!”
– Johann Wolfgang von Goethe –
Rruga e pallateve, Nr.291, Lapardha1. Berat Shqipëri, AL