Additional information
Kohezgjatja | 45 Min, 60 Min |
---|
Ushqimi është një nga burimet kryesore, nëpërmjet të cilit trupi ynë siguron energjitë dhe kaloritë e nevojshme për një jetë normale. Mirëpo jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për organizmin nga energjia dhe përmbajtja që kanë.
Njeriu duhet të jetë në gjendje të përcaktojë se cilat nga këto ushqime janë më të përshtashme, në mënyrë që të sigurojë prej tyre nevojat e veta biologjike. Prandaj janë shumë të nevojshme njohuritë bazë për të përcaktuar sa më mirë se çfarë duhet të hamë, sidomos në këtë epokë ku tregjet janë të pushtuara nga një shumëllojshmëri ushqimesh, ama jo të gjitha të vlefshme.
Në kohët e sotme një nga klasifikimet më të rëndsishme në vlerat e tyre është energjia që ato përmbajnë. Sa më e lartë të jetë kjo energji, aq më të dobishme janë ato për ne. Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht ushqimet me origjinë bimore, kurse shumica e ushqimeve me origjinë shtazore kanë nivele më të ulta të energjisë dhe ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.
Kohezgjatja | 45 Min, 60 Min |
---|
Rruga e pallateve, Nr.291, Lapardha1. Berat Shqipëri, AL
Es liegen noch keine Bewertungen vor.