PORTALI MALI SHENJTË

MALI I TOMORIT – PORTALI HYJNOR SHQIPTAR

Mali i Tomorit nuk është thjesht një majë madhështore – ai është një nga vendet më të shenjta të botës, një altar i gjallë ku qielli dhe toka preken prej mijëra vitesh. Që nga lashtësia, njerëz nga vise të largëta kanë ardhur këtu, të udhëhequr nga thirrja e shenjtë, për shërime, për të djegur ritualet negative, për të kërkuar mbarësi dhe për të lexuar fatin e jetës në kazanin e ujit të bakrit – orakulli i Dodonës shqiptare.

Mbretër të lashtësisë kanë ngjitur shpatet e tij për të parashikuar ose për të ndikuar fatin e betejave. Shkrime dhe legjenda të vjetra dëshmojnë se ky mal ka qenë qendër pelegrinazhi, një vatër e gjallë ku njeriu dhe hyjnorja takoheshin pa perde.

Ka shumë male të shenjta në botë – por Tomori është i vetmi që është ruajtur si altar i gjallë i hyjnores ilire. Në folklorin shqiptar, Tomori nuk është vetëm një mal – ai është shtëpia e hyjnive. Ai është vetë hyjnia e mishëruar në figurën e Baba Tomorit: një gjigant i bardhë me mjekër të gjatë dhe katër shqiponja mbrojtëse, që ruajnë majat e shenjta. Studiuesi gjerman Maximilian Lambertz e cilësonte Baba Tomorin si mbetje të gjallë të një hyjnie ilire – një dëshmi se në këto shpate është ruajtur kujtesa e një besimi të lashtë, e një drite që s’është shuar kurrë.

Mali i Tomorit nuk është thjesht një vend i shenjtë – ai është kerthiza e Tokës, çakra e saj e gjallë, porta ku universi rrotullohet për të kujtuar burimin.
Ai është pika zero ku forcat e polaritetit shkrijnë dallimet dhe kthehen në një frymë të përbashkët. Aty ku qielli dhe toka, mashkullorja dhe femërorja, e dukshmja dhe e padukshmja bëhen një – si trup dhe shpirt në harmoni. Kur hyn në këtë portal, trupi yt rikthehet në pikën zero të qenies – në zemrën e dritës ku iluzioni tretet dhe kujtesa qelizore zgjohet. Tomori nuk është vetëm mal: është një çakër planetare, një puls i gjallë që bashkon frymën e njeriut me frymën e universit.

Fryma e Tomorit si dëshmi e gjallë
Në portat e Tomorit, fryma jonë ka prekur dhe transformuar shumë shpirtra. Në këtë vend të shenjtë, gjatë një udhëtimi dhjetëvjeçar, kemi kanalizuar seanca për ata që kërkonin jo vetëm shërim, por kthim në vetvete: 
pastrime nga energji të huaja,
neutralizime të ndikimeve të errëta,
çlirime karmike dhe rikthim të rrjedhës së jetës në dritë.

Çdo lutje është dëgjuar si tingull i pastër në ajrin e malit. Çdo dridhje është ndier në esencë, si një puls i gjallë që flet me shpirtin. Çdo fjalë është kthyer në veprim të shenjtë – të gdhendur në kujtesën e tij.

Të frymëzuar nga këto transformime, të ftojmë sot të ndjesh thirrjen — për një udhëtim që nuk është vizitë, por iniciim. Jo një ngjitje në mal, por një takim me burimin, përmes dritës që jeton aty. Çdo udhëtim shpirtëror në Tomor merr formën e një ritriti unik – të personalizuar, familjar ose në grup – i përshtatur sipas qëllimit, nevojës shpirtërore dhe sinjaleve që lexohen përpara nisjes. Këtu mali nuk është destinacion – por porta e hyjnores që njeh esencën e shpirtit tënd.

Kontributi përfshin:
• Transportin nga Berati në mal dhe kthimin në Berat,
• Kohën e plotë në dispozicion tënd në vendet kyçe të shenjta,
• Si dhe seancën/at shpirtërore të kanalizuara sipas qëllimit të udhëtimit. Për udhëtime familjare ose në grup, numri maksimal aktualisht është deri në tre persona – sepse porta e shenjtë nuk kërkon turmë, por qartësi.

Në Envilight, ne nuk organizojmë vetëm ritrite – por hapim portat. Dhe portat e shenjta nuk hapen me mendje… por me shpirt që troket në kujtesë. Je gati të rikthehesh në shtëpinë e shpirtit – aty ku drita të njeh përtej emrit dhe përtej kohës? RITRITET E TOMORRIT Çdo ritrit në Tomor është unik – por mund të përjetohet në tre forma të ndryshme, sipas thirrjes shpirtërore që ndien.

PORTALI HYJNOR SHQIPTAR

RITRIT INDIVIDUAL

Takim me praninë hyjnore - në zemrën e dritës ku iluzioni tretet dhe kujtesa qelizore zgjohet Ky është një ritrit i personalizuar në malin e shenjtë, ku çdo hap kanalizohet si një proces i gjallë çlirimi, shërimi dhe iniciimi shpirtëror. Është një udhëtim i brendshëm që të hap portën e dritës për transformim të thellë dhe rikthim në vetvete. Ky ritrit është i përshtatshëm për: • Pastrime të thella karmike – çlirim i gjurmëve të së kaluarës që pengojnë rrjedhën e jetës. • Rituale të dritës për mbarësi dhe qartësi – rikthim në rrjedhën e natyrshme të fatit dhe vetëbesimit. • Zbërthimin e rrënjëve shpirtërore të sëmundjeve – aty ku trupi mban plagë të padukshme, trauma ose emocione të pashëruara. • Inicime dhe zgjerim të dhuntive të shpirtit – aktivizim i aftësive intuitive, vizionare dhe krijuese që flenë brenda teje. • Harmonizim me thirrjen e shpirtit – hapja ndaj një faze të re të jetës ku ndjeshmëria dhe drita bëhen udhërrëfyes.
Kontributi: 600 €

RITRIT FAMILJAR

Pasqyra e shpirtit në gjenezë - familja është pasqyra ku drita dhe plagët trashëgohen”. Një udhëtim unik në mal të shenjtë, ku linja familjare shihet si një fushë e gjallë kujtese dhe dritë që pret të pastrohet. Ky proces i kanalizuar të prek jo vetëm ty, por edhe rrënjët dhe degët e familjes tënde – duke çliruar gjurmë të lashta që bllokojnë rrjedhën e harmonisë. Ky ritrit është i përshtatshëm për: • Shlyerjen e energjive të trashëguara – pesha e padukshme që kalon brez pas brezi dhe ndikon në shëndet e marrëdhënie. • Transformimin e karmës familjare – çlirimi i traumave të përbashkëta dhe energjive të pashprehura që lidhin shpirtërat. • Rikthimin e rrjedhës së dritës – hapja e një hapësire të re harmonie, ku lidhjet ripërtërihen dhe kujtesa familjare shërohet. • Fuqizimin e lidhjes shpirtërore mes brezave – për një trashëgimi që nuk bart më plagë, por dritë. • Bekimin e brezave të ardhshëm – krijimi i një themeli të pastër për fëmijët dhe nipërit që do të vijnë. • Shkëputjen nga zinxhirët e së shkuarës – ndarje e butë dhe e plotë nga barrët që nuk i përkasin më shpirtit tënd.
Kontributi: 1200 €

KUPOLA E DRITËS

Hapësira ku shpirtrat bashkohen dhe krijojnë një rezonancë të përbashkët që malet e njohin Kur disa shpirtra ndajnë të njëjtën thirrje, mali i shenjtë përgjigjet me një forcë të shumëfishtë. Ky udhëtim i kanalizuar krijon një fushë të përbashkët energjie, ku çdo pjesëmarrës merr dhe jep dritë, duke amplifikuar fuqinë e transformimit shpirtëror. Ky ritrit është i përshtatshëm për: • Pastrim dhe fuqizim kolektiv – një proces që çliron barrët e mbledhura dhe rrit energjinë e përbashkët në harmoni. • Rituale dhe seminare shpirtërore – iniciime të udhëhequra në vendet më të fuqishme të malit, ku dimensionet e larta hapin portat e tyre. • Rritjen e sinjaleve të shpirtit – thellim i lidhjes së brendshme dhe përforcim i mesazheve që udhëheqin secilin në rrugën e vet. • Ndërveprim dhe bashkim shpirtëror – fuqizimi i lidhjes mes pjesëmarrësve si pasqyrim i rrjetës së dritës universale. • Harmonizim me malet dhe qiellin – përjetimi i kuplës së dritës si një tempull i hapur ku çdo hap bëhet lutje.
Kontributi: 1200 € (për deri në 3 persona)

me çmim 20 % më të ulët

Kjo paketë përmban 3 Seanca:

1

SHPIRTI FLET ME NGJYRA

2

REFLEKTIME MES NGJYRASH

3

TRANSFORMIME ME IMAZHE

PORTAT E SHËRIMIT

MIRE SE ERDHE
THIRRJA E SHPIRTIT
VIBRIMI I TRUPIT
TRANSFORMIMI I SJELLJES
FREKUENCA E USHQIMIT
GJUHA E TOKËN
ENERGJIA E KAFSHËVE
URA E SHPIRTËRAVE
PORTALE NGJYRASH
PORTALE TË VETËDIJES
PORTALI MALI SHENJTË
LIBRI I GJALLË

REFERENCAT

Full 1
Ngjyrat, gjuha e shpirtit: Si më ndihmoi terapia e artit të kuptoj të kaluarën time
Kohët e fundit pata mundësinë të përjetoj një seancë shërimi me Evisin e cila është e specializuar në terapinë e artit. Zgjodha programin intensiv “Ngjyra & Vizione”, i cili përbëhet nga tre hapa.
Më bëri përshtypje të veçantë hapi i parë, në të cilin pata mundësinë të shpreh energjinë time të brendshme përmes vizatimeve intuitive. Ishte e mahnitshme se si shpirti im fliste përmes ngjyrave dhe formave në letër, duke zbuluar njohuri të reja për veten dhe të kaluarën time.
Evisi është një terapiste arti empatike dhe kompetente qe më ndihmoj të kuptoj më mirë modelet e të vjetra të fëmijërisë dhe përvojat e hidhura të perjetuara nga divorci i prindërve. Me mbështetjen e saj, arrita të liroj bllokimet e brendshme dhe të çlirohem nga mendimet dhe emocionet negative.
Unë do ta rekomandoja shumë Evisin dhe seancat e saj shëruese për këdo që kërkon një mënyrë për të shëruar veten dhe për të çliruar fuqitë krijuese. Lidhja midis ngjyrave dhe shpirtit është magjepsëse dhe Evisi është një udhërrëfyese e shkëlqyer në këtë udhëtim. Faleminderit asaj për këtë përvojë të mrekullueshme dhe mundësinë për të eksploruar botën time të brendshme përmes terapisë së artit.
Përshëndetje të përzemërta
P. Kovačić
Full 1
“Ngjyra dhe reflektime“ si një mjet për njohjen e vetvetes dhe shërimin nga marrëdhëniet toksike - Përvoja ime me terapinë e artit me Evisin
Ishte një përvojë e mrekullueshme seanca “Reflektim & Ngjyra“ me Evisin, që më lejoi të nisja një udhëtim drejt botës së brendshme. Terapia e artit më ndihmoi të njoh varësitë e mia emocionale ndaj marrëdhënieve toksike dhe të kuptoj modelet e çrregulluara të sjelljes në karakterin tim.
Analizimi i situatës sime përmes përdorimit të ngjyrave dhe formave ishte shumë depërtues dhe më ndihmoi të shikoja më thellë shpirtit. Evisi ishte shumë empatike, mbështetëse gjatë gjithë procesit dhe u ndjeva e sigurt në praninë e saj.
Unë e rekomandoj shumë këtë seancë shërimi për këdo që kërkon shërim emocional dhe vetë-zbulim. Ishte një përvojë transformuese që më ndihmoi ta jetoj jetën time në një mënyrë pozitive dhe më të shëndetshme.
Faleminderit Evis për punën tënde të ndjeshme dhe profesionale
U. Wagner
Full 1
Ngjyrat & Vizionet: Një udhëtim transformues për të kapërcyer ankthin e provimeve
Kohët e fundit pata një seancë të mrekullueshme shërimi me Evisin për transformimet e imazhit dhe më duhet të them se jam i mahnitur. Evis më tregoi sesi terapia e artit mund të më ndihmojë të kapërcej ankthin tim të brendshëm në provime dhe si mund t'i transformoj frikat dhe dyshimet e mia në energji pozitive.
Procesi ishte vërtet i mahnitshëm - arrita të transformoja mendimet dhe ndjenjat e mia në fletën e bardhë dhe të eksperimentoja me ngjyra të ndryshme derisa të kisha imazhin që doja përpara. Transformimi që përjetova ishte i papërshkrueshëm dhe më tregoi se sa e fuqishme dhe shëruese mund të jetë terapia e artit.
Jam shumë mirënjohës që njoha Evisin dhe do t'i rekomandoja kujtdo që të rezervonte një seancë shërimi me të. Është një përvojë që nuk do ta harroj dhe mezi pres të kthehem në Envilight në të ardhmen e afërt.
Faleminderit Evisit dhe ekipit i Envilight për këtë përvojë të mrekullueshme!
E.Demiri
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×