“Pastrimi i zorrëve me bimë“ nga zoti Engjëll Qato: Një përvojë e befasishme dhe inkurajuese për shëndetin e përgjithshëm“
Unë jam i befasuar nga përvoja ime pozitive me konsulencën dhe seancën e pastrimit të zorrëve me bimë nga zoti Engjëll Qato. Përveç kësaj, konsulenca ishte shumë inkurajuese dhe motivuese. Aty kuptova rëndësinë e mënyrave te duhura të të ngrënit për të pasur një shëndet sa të mirë. Shumë e veçantë ishte metoda e pastrimit të organizmit me bimë dhe ndikimi i saj në shëndetin e përgjithshëm.
“Eshtë shumë e rëndësishme - theksonte ai, se të gjithë njerëzit me probleme dhe sëmundje kronike, apo të rënda, duhet detyrimisht të kryejnë një pastrim radikal me anën e një formule bimore natyrale, për shkak se organizmi ynë me kohe ka grumbulluar shumë toksina në gjak dhe organet jetësore të brendshme, por në të njëjtën kohë edhe zorrët nga ushqimet e gabuara kanë grumbulluar nëpër xhepat anësore të tyre disa kg fekale, të cilat mund të kenë shumë vite aty… „
U habita kur mësova se këto fekale mund të arrijnë edhe më shumë se 7 kg në persona të rritur, janë aty tashmë të ngurtësuara, me ngjyrë të zezë duke qenë burimi i shumë sëmundjeve për organizmin dhe në veçanti për zorrët… Kjo metodë pastrimi ishte vërtetë një mbrekulli, pasi përjetova një pastrim të jashtëzakonshëm, duke larguar në më pak se 24 orë shumë fekale të vjetra prej zorreve, një sasi të madhe të kolesterolit prej gjakut dhe largimin e qindra gurzave me përmbajtje kolesteroli madje dhe parazitësh nga mëlcia e tëmthi. U ndjeva edhe njehere i rilindur mbas kësaj seance pastrimi, e cila i dha rrugë shërimit tim të plotë fizik dhe shpirtëror…
Me shumë kënaqësi.