VIBRIMI I TRUPIT

SIMPTOMA ËSHTË FJALA QË NUK U THA

ENERGJI. VIZION. DRITË.

Seanca ku simptomat bëhen rrugë – dhe vetëshërimi merr jetë.
Çdo dhimbje fsheh një mesazh. Çdo heshtje – një fjalë që kërkon dritë.

Në fillim ishte fjala. Kur fjala mungon, trupi bëhet zëri i shpirtit të harruar… Në Envilight, ti mëson ta dëgjosh atë që brenda teje ka pritur gjatë të thuhet.

Kur trupi flet, dëgjo shpirtin.

A ndihesh i lodhur pa arsye? Ke dhimbje që nuk shpjegohen mjekësisht? E ndjen se diçka brenda teje kërkon të thuhet, por nuk gjen dot fjalët? Shumë sëmundje nuk lindin nga trupi, por nga fjalët e shpirtit që nuk janë shprehur kurrë. Fjalë të mbytura. Frikëra të heshtura. Dashuri të papranuara. Historia jote e pathënë. Herë përmes dhimbjes, herë përmes lodhjes apo boshllëkut, trupi yt të fton të dëgjosh atë që shpirti yt ka kohë që përpiqet të të thotë.
Kjo është karma: jo ndëshkim, por një thirrje për njohje – një kod që pret të ndriçohet.

Në Envilight, ne nuk e shohim simptomën si një problem, por si një portë.
Portë drejt një kujtese të harruar, një energjie të bllokuar, një zëri të humbur që kërkon të rikthehet në dritë.

Disa nga shenjat që trupi yt mund të jetë duke komunikuar:

Simptoma

Probleme me fytin

Probleme me stomakun

Probleme me zemrën

Probleme me shpinën

Mesazhi i shpirtit

Fjalë të pathëna, e vërteta e mbytur

Ndjenja të papërtypura, frikë nga ndryshimi

Dhimbje emocionale e papranuar

Barra e jetës e mbajtur vetëm

Çfarë mungon?

Zëri yt i brendshëm

Komunikimi i nevojave të tua

Hapja ndaj dashurisë

Lejimi për të kërkuar ndihmë

Dy zëra, një rrjedhë dritë

Në këtë udhëtim nuk je vetëm.

Evis të ndihmon të gjesh fjalët që shpirti yt nuk i ka thënë kurrë.
Përmes komunikimit intuitiv dhe vizionit shpirtëror, ajo ndihmon që energjia e mbërthyer të zhbëhet dhe drita e brendshme të nisë të flasë sërish.

Engjëlli sjell me vete fuqinë e natyrës, urtësinë e dritës dhe përvojën e transformimit të jetuar. Ai e lexon trupin si një fushë të gjallë, ku çdo simptomë është një gjuhë energjie – dhe çdo bimë është një kujtesë e shërimit që pret të rikthehet.

 

Çfarë ndodh në një seancë Envilight?

Dëgjon atë që nuk është thënë, por që trupi e mban brenda.

Zbulon shkakun e sëmundjes jo vetëm në trup, por në histori, emocion dhe kujtesë.

Aktivizon energjinë e gjallë që natyra dhe shpirti yt kanë mbartur gjithmonë.

Ndjen qetësinë që vjen kur komunikimi rikthehet, dhe shërimi nis.

Thirrja jote është tani:
Nëse ke ndier se trupi yt po flet në heshtje, është koha ta dëgjosh.
Nëse ke kërkuar një përgjigje që nuk është thjesht fizike – ajo gjendet në dritën që pret brenda teje.

Çdo bllokim është një fjalë e pathënë. Çdo çlirim është një rikujtim i dritës. Rezervo seancën në Envilight dhe le të flasë ajo që ka kohë që pret të dëgjohet.
Trupi yt është një portë. Eja, ta hapim bashkë.

 

Ky është një udhëtim për shpirtra që nuk kërkojnë shërim të shpejtë – por një kthim drejt vetes së tyre të vërtetë. Për ata që janë gati t’i japin një fjalë dhimbjes së heshtur – dhe ta kthejnë në dritë.
Ti nuk je këtu për të vuajtur – por për të kujtuar dritën që je.
Lejo trupin të flasë… dhe shpirtin të përgjigjet.

TRUPI DREJT DRITËS – tre hapa që çlirojnë kujtesën e shpirtit

Ka përvoja që nuk ndodhin në mendje, por në shpirt. Ka shërim që nuk fillon me ilaçe, por me dritën që ngrihet butësisht nga thellësia e shpirtit tënd. Ky program nuk është një “protokoll” – është një rrjedhë që të njeh me veten, përmes trupit, energjisë dhe kujtesës së shpirtit.

SHËRBIMET

HAPI 1: LIRIMI I RRËNJËVE

Atje ku heshtja ka mbërthyer dhimbjen, ndodh lirimi i parë. Ky hap sjell një frymëmarrje të re për shpirtin: pastrim i kujtimeve të bllokuara, zgjidhje e lidhjeve të pashprehura karmike, dhe ndriçim i shtresave të padukshme të energjisë.
Kontributi: 150€ / 45 min | 200€ / 60 min

HAPI 2: GJURMËT E SHPIRTIT

Çdo simptomë është një fjalë e humbur. Këtu nuk kërkojmë diagnozë, por kuptim. Një proces i thellë për të zbuluar shkaqet që trupi i mban, por shpirti i njeh. Zbulo bllokimet në rrjetin e energjisë trupore. Aktivizo energjinë e jetës për një lëvizje të re brenda teje.
Kontributi: 150€ / 45 min | 200€ / 60 min

HAPI 3: BALANCIMI I ENERGJISË

Ky është hapi pas çlirimit – aty ku energjia e liruar integrohet. Kur drita fillon të rrjedhë sërish nëpër trup, shpirti gjen qetësi. Një harmonizim që nuk ndodh në sipërfaqe – por në thelbin më të thellë të esencës tënde. Hapi çakrat e tua, forco rrjedhën shëruese – dhe ftoje balancën e brendshme të gjejë vendin e saj brenda teje.
Kontributi: 150€ / 45 min | 200€ / 60 min

PORTAT E SHËRIMIT

MIRE SE ERDHE
THIRRJA E SHPIRTIT
VIBRIMI I TRUPIT
TRANSFORMIMI I SJELLJES
FREKUENCA E USHQIMIT
GJUHA E TOKËN
ENERGJIA E KAFSHËVE
URA E SHPIRTËRAVE
PORTALE NGJYRASH
PORTALE TË VETËDIJES
PORTALI MALI SHENJTË
LIBRI I GJALLË

REFERENCAT

Full 1

Seanca shërimi për Trupin & Shpirtin: Një përvojë transformuese shërimi shpirtëtor me Envilight
Kohët e fundit kam patur disa seanca shëruese për trupin dhe shpirtin dhe nuk mund të them mjaftueshëm sa të dobishme dhe mahnitëse ishin. Kisha disa sëmundje fizike dhe emocionale që nuk mund t'i largonja dhe nuk dija nga të fillonja t'i trajtoja.
Seancat shëruese më ndihmuan të gjeja rrënjët e problemeve të mia dhe t'i trajtoja ato në një mënyrë shumë më të dashur dhe të ndjeshme. Shëruesit punuan me mua për të harmonizuar energjinë time dhe për të larguar bllokimet shpirtërore. Seancat me Envilight më ndihmuan të rilidhesha me veten, të rifitoja paqen dhe qetësinë time të brendshme.
U habita se sa shpejt u ndjeva më mirë pas seancave shëruese. Dhimbja fizike në të cilën isha u reduktua ndjeshëm, unë u ndjeva shumë mire emocionalisht dhe më energjike. Seancat e shërimit ishin një përvojë e jashtëzakonshme që do t'ia rekomandoja kujtdo që kërkon një mënyrë për t'u ndjerë më mirë dhe për t'u lidhur me fuqinë e brendshme.
Engjell & Evis me të cilët punova ishin jashtëzakonisht profesionalë dhe të dashur. Ata shpjeguan çdo hap të procesit dhe më siguruan që unë të ndihesha rehat. Unë jam shumë mirënjohëse për ndihmën dhe përkushtimin e tyre dhe do t'i rekomandoja ata kujtdo që kërkon shërim dhe paqe të brendshme. Seancat e shërimit ishin një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe jam mirënjohëse për ndryshimet pozitive që kam përjetuar përmes tyre.
Përshëndetje dhe njëherë faleminderit
N. Nielsen
Full 1
Seanca shërimi për trupin & shpirtin: Si më ndihmuan shëruesit e talentuar të zbuloja shkaqet emocionale të sëmundjes sime.
Pata kënaqësinë të ndjek seancat e shërimit të trupit dhe shpirtit me shërues të talentuar si Envilight dhe u preka thellësisht nga përvoja ime. Shëruesit më ndihmuan të identifikoja dhe trajtoja shkaqet themelore psikologjike të sëmundjeve të mia. Ndihesha shumë rehat, e relaksuar gjatë seancave dhe ndjeva se shëruesit po kujdeseshin për mua me shumë ndjeshmëri.
Ata morën shumë kohë për të kuptuar situatën time individuale dhe më shpjeguan qartë se si gjendjet tona mendore mund të ndikojnë në mirëqenien tonë fizike. Nëpërmjet trajtimit të tyre dhe pyetjeve specifike, shëruesit më ndihmuan të çliroja bllokimet e mia dhe të ktheja në ekuilibër rrjedhën e energjisë.
U mahnita kur pash humorin tim dhe simptomat fizike që përmirësoheshin gradualisht ndërsa ndiqia seancat e shërimit. Ishte një përvojë shumë e vlefshme për mua pasi tani e kuptoj më mirë se si gjendja ime mendore ndikon në shëndetin tim fizik.
Në përgjithësi, seancat e shërimit të trupit dhe shpirtit me shërues te talentuar si Envilight ishin një përvojë e jashtëzakonshme për mua. Unë ia rekomandoj atë kujtdo që është në kërkim të opsioneve alternative të trajtimit dhe është i gatshëm të shikojë thellë brenda shpirtit të tij për të shëruar veten.
Përshëndetje dhe faleminderit
E.Berisha
Full 1
Transformimi në nivelin karmik: Përvoja ime me seancat shëruese të trupit dhe shpirtit
Kam pasur kënaqësinë të ndjek disa seanca të shërimit të trupit dhe shpirtit të udhëhequr nga shëruesit shpirtëror si Engjelli dhe Evisi. Kjo përvojë ishte e papërshkrueshme dhe ndryshoi plotësisht mënyrën se si unë i shikoj sëmundjet e mia fizike dhe emocionale.
Shëruesit më ndihmuan të identifikoja dhe trajtoja shkaqet karmike të problemeve të mia. Ata më udhëhoqën përmes procesit të vetë-zbulimit dhe më ndihmuan të pastroj bllokimet e thella emocionale të rrënjosura në të kaluarën time karmike.
Isha i habitur se sa i thellë ishte ndikimi i seancave në jetën time. Rrjedhat e mia të energjisë u ribalancuan dhe u ndjeva në harnomi me veten. Shëruesit Engjell & Evis ishin shumë empatikë, mirëkuptues dhe gjetën kohë për të kuptuar nevojat e mia individuale. Këto seanca më kanë ndihmuar të identifikoj dhe trajtoj çështjet e mia në një nivel të thellë karmik madje tani ndihem më mirë se kurrë.
Deri herën tjetër.
Q. Novák
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×