PORTALI MALI SHENJTË

MALI I TOMORIT – PORTALI HYJNOR SHQIPTAR

Mali i Tomorit nuk është thjesht një majë madhështore – ai është një nga vendet më të shenjta të botës, një altar i gjallë ku qielli dhe toka preken prej mijëra vitesh. Që nga lashtësia, njerëz nga vise të largëta kanë ardhur këtu, të udhëhequr nga thirrja e shenjtë, për shërime, për të djegur ritualet negative, për të kërkuar mbarësi dhe për të lexuar fatin e jetës në kazanin e ujit të bakrit – orakulli i Dodonës shqiptare.

Mbretër të lashtësisë kanë ngjitur shpatet e tij për të parashikuar ose për të ndikuar fatin e betejave. Shkrime dhe legjenda të vjetra dëshmojnë se ky mal ka qenë qendër pelegrinazhi, një vatër e gjallë ku njeriu dhe hyjnorja takoheshin pa perde.

Ka shumë male të shenjta në botë – por Tomori është i vetmi që është ruajtur si altar i gjallë i hyjnores ilire. Në folklorin shqiptar, Tomori nuk është vetëm një mal – ai është shtëpia e hyjnive. Ai është vetë hyjnia e mishëruar në figurën e Baba Tomorit: një gjigant i bardhë me mjekër të gjatë dhe katër shqiponja mbrojtëse, që ruajnë majat e shenjta. Studiuesi gjerman Maximilian Lambertz e cilësonte Baba Tomorin si mbetje të gjallë të një hyjnie ilire – një dëshmi se në këto shpate është ruajtur kujtesa e një besimi të lashtë, e një drite që s’është shuar kurrë.

Mali i Tomorit nuk është thjesht një vend i shenjtë – ai është kerthiza e Tokës, çakra e saj e gjallë, porta ku universi rrotullohet për të kujtuar burimin.
Ai është pika zero ku forcat e polaritetit shkrijnë dallimet dhe kthehen në një frymë të përbashkët. Aty ku qielli dhe toka, mashkullorja dhe femërorja, e dukshmja dhe e padukshmja bëhen një – si trup dhe shpirt në harmoni. Kur hyn në këtë portal, trupi yt rikthehet në pikën zero të qenies – në zemrën e dritës ku iluzioni tretet dhe kujtesa qelizore zgjohet. Tomori nuk është vetëm mal: është një çakër planetare, një puls i gjallë që bashkon frymën e njeriut me frymën e universit.

Fryma e Tomorit si dëshmi e gjallë
Në portat e Tomorit, fryma jonë ka prekur dhe transformuar shumë shpirtra. Në këtë vend të shenjtë, gjatë një udhëtimi dhjetëvjeçar, kemi kanalizuar seanca për ata që kërkonin jo vetëm shërim, por kthim në vetvete: 
pastrime nga energji të huaja,
neutralizime të ndikimeve të errëta,
çlirime karmike dhe rikthim të rrjedhës së jetës në dritë.

Çdo lutje është dëgjuar si tingull i pastër në ajrin e malit. Çdo dridhje është ndier në esencë, si një puls i gjallë që flet me shpirtin. Çdo fjalë është kthyer në veprim të shenjtë – të gdhendur në kujtesën e tij.

Të frymëzuar nga këto transformime, të ftojmë sot të ndjesh thirrjen — për një udhëtim që nuk është vizitë, por iniciim. Jo një ngjitje në mal, por një takim me burimin, përmes dritës që jeton aty. Çdo udhëtim shpirtëror në Tomor merr formën e një ritriti unik – të personalizuar, familjar ose në grup – i përshtatur sipas qëllimit, nevojës shpirtërore dhe sinjaleve që lexohen përpara nisjes. Këtu mali nuk është destinacion – por porta e hyjnores që njeh esencën e shpirtit tënd.

Kontributi përfshin:
• Transportin nga Berati në mal dhe kthimin në Berat,
• Kohën e plotë në dispozicion tënd në vendet kyçe të shenjta,
• Si dhe seancën/at shpirtërore të kanalizuara sipas qëllimit të udhëtimit. Për udhëtime familjare ose në grup, numri maksimal aktualisht është deri në tre persona – sepse porta e shenjtë nuk kërkon turmë, por qartësi.

Në Envilight, ne nuk organizojmë vetëm ritrite – por hapim portat. Dhe portat e shenjta nuk hapen me mendje… por me shpirt që troket në kujtesë. Je gati të rikthehesh në shtëpinë e shpirtit – aty ku drita të njeh përtej emrit dhe përtej kohës? RITRITET E TOMORRIT Çdo ritrit në Tomor është unik – por mund të përjetohet në tre forma të ndryshme, sipas thirrjes shpirtërore që ndien.

PORTALI HYJNOR SHQIPTAR

RITRIT INDIVIDUAL

Takim me praninë hyjnore – aty ku iluzioni tretet dhe kujtesa e shpirtit zgjohet
Një ritrit i personalizuar në malin e shenjtë, ku çdo hap bëhet proces çlirimi, shërimi dhe transformimi të thellë. Çlirohen ngarkesa karmike, trauma emocionale dhe bllokime që pengojnë rrjedhën e jetës. Aktivizohen intuita, dhuntitë e shpirtit dhe lidhja me thelbin tënd. Një rikthim në vetvete – aty ku drita bëhet udhërrëfyesi yt.
Kontributi: 600 €

RITRIT FAMILJAR

Familja është fusha ku trashëgohen plagët – por edhe forca që mund t’i shërojë
Një proces transformimi shpirtëror në malin e shenjtë, ku çlirohen energjitë e trashëguara, transformohet karma familjare dhe rikthehet harmonia mes brezave. Shërohen lidhje të padukshme dhe hapet një rrugë më e pastër për ty, fëmijët dhe brezat që do të vijnë. Një shkëputje e vetëdijshme nga zinxhirët e së shkuarës – për të mos trashëguar më plagë, por paqe dhe vetëdije.
Kontributi: 1200 €

KUPOLA E DRITËS

Hapësira ku shpirtrat bashkohen dhe krijojnë një rezonancë që mali e njeh
Një ritrit i kanalizuar në malin e shenjtë, ku energjia e grupit amplifikon transformimin e secilit pjesëmarrës. Përmes pastrimit dhe fuqizimit kolektiv, ritualeve shpirtërore dhe harmonizimit me malet e qiellin, zgjohet një lidhje më e thellë me sinjalet e shpirtit. Një përvojë bashkimi dhe rezonance, ku çdo shpirt bëhet pasqyrë dhe forcë për tjetrin.
Kontributi: 1200 € (për deri në 3 persona)

me çmim 20 % më të ulët

Kjo paketë përmban 3 Seanca:

1

SHPIRTI FLET ME NGJYRA

2

REFLEKTIME MES NGJYRASH

3

TRANSFORMIME ME IMAZHE

PORTAT E SHËRIMIT

MIRE SE ERDHE
THIRRJA E SHPIRTIT
VIBRIMI I TRUPIT
TRANSFORMIMI I SJELLJES
FREKUENCA E USHQIMIT
GJUHA E TOKËN
ENERGJIA E KAFSHËVE
URA E SHPIRTËRAVE
PORTALE NGJYRASH
PORTALE TË VETËDIJES
PORTALI MALI SHENJTË
LIBRI I GJALLË

REFERENCAT

Full 1
Ngjyrat, gjuha e shpirtit: Si më ndihmoi terapia e artit të kuptoj të kaluarën time
Kohët e fundit pata mundësinë të përjetoj një seancë shërimi me Evisin e cila është e specializuar në terapinë e artit. Zgjodha programin intensiv “Ngjyra & Vizione”, i cili përbëhet nga tre hapa.
Më bëri përshtypje të veçantë hapi i parë, në të cilin pata mundësinë të shpreh energjinë time të brendshme përmes vizatimeve intuitive. Ishte e mahnitshme se si shpirti im fliste përmes ngjyrave dhe formave në letër, duke zbuluar njohuri të reja për veten dhe të kaluarën time.
Evisi është një terapiste arti empatike dhe kompetente qe më ndihmoj të kuptoj më mirë modelet e të vjetra të fëmijërisë dhe përvojat e hidhura të perjetuara nga divorci i prindërve. Me mbështetjen e saj, arrita të liroj bllokimet e brendshme dhe të çlirohem nga mendimet dhe emocionet negative.
Unë do ta rekomandoja shumë Evisin dhe seancat e saj shëruese për këdo që kërkon një mënyrë për të shëruar veten dhe për të çliruar fuqitë krijuese. Lidhja midis ngjyrave dhe shpirtit është magjepsëse dhe Evisi është një udhërrëfyese e shkëlqyer në këtë udhëtim. Faleminderit asaj për këtë përvojë të mrekullueshme dhe mundësinë për të eksploruar botën time të brendshme përmes terapisë së artit.
Përshëndetje të përzemërta
P. Kovačić
Full 1
“Ngjyra dhe reflektime“ si një mjet për njohjen e vetvetes dhe shërimin nga marrëdhëniet toksike - Përvoja ime me terapinë e artit me Evisin
Ishte një përvojë e mrekullueshme seanca “Reflektim & Ngjyra“ me Evisin, që më lejoi të nisja një udhëtim drejt botës së brendshme. Terapia e artit më ndihmoi të njoh varësitë e mia emocionale ndaj marrëdhënieve toksike dhe të kuptoj modelet e çrregulluara të sjelljes në karakterin tim.
Analizimi i situatës sime përmes përdorimit të ngjyrave dhe formave ishte shumë depërtues dhe më ndihmoi të shikoja më thellë shpirtit. Evisi ishte shumë empatike, mbështetëse gjatë gjithë procesit dhe u ndjeva e sigurt në praninë e saj.
Unë e rekomandoj shumë këtë seancë shërimi për këdo që kërkon shërim emocional dhe vetë-zbulim. Ishte një përvojë transformuese që më ndihmoi ta jetoj jetën time në një mënyrë pozitive dhe më të shëndetshme.
Faleminderit Evis për punën tënde të ndjeshme dhe profesionale
U. Wagner
Full 1
Ngjyrat & Vizionet: Një udhëtim transformues për të kapërcyer ankthin e provimeve
Kohët e fundit pata një seancë të mrekullueshme shërimi me Evisin për transformimet e imazhit dhe më duhet të them se jam i mahnitur. Evis më tregoi sesi terapia e artit mund të më ndihmojë të kapërcej ankthin tim të brendshëm në provime dhe si mund t'i transformoj frikat dhe dyshimet e mia në energji pozitive.
Procesi ishte vërtet i mahnitshëm - arrita të transformoja mendimet dhe ndjenjat e mia në fletën e bardhë dhe të eksperimentoja me ngjyra të ndryshme derisa të kisha imazhin që doja përpara. Transformimi që përjetova ishte i papërshkrueshëm dhe më tregoi se sa e fuqishme dhe shëruese mund të jetë terapia e artit.
Jam shumë mirënjohës që njoha Evisin dhe do t'i rekomandoja kujtdo që të rezervonte një seancë shërimi me të. Është një përvojë që nuk do ta harroj dhe mezi pres të kthehem në Envilight në të ardhmen e afërt.
Faleminderit Evisit dhe ekipit i Envilight për këtë përvojë të mrekullueshme!
E.Demiri
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×