TRANSFORMIMI I SJELLJES

ATY KU FILLON SHËRIMI I VËRTETË

Shprehja më e thellë e krizës nuk është frika – por ftesa për të parë veten.

A ndodh që disa situata të të fusin vazhdimisht në të njëjtin cikël stresi, faji apo reagimi emocional? A i njeh njerëzit apo vendet që ndezin në ty të njëjtin buton? E gjitha kjo është energji e pashkruar, e papërpunuar, që po të fton të shërohet.
Në Envilight, ne nuk i luftojmë simptomat – ne zbresim në thellësi për të dëgjuar çfarë po thotë shpirti përmes tyre.

Modelet e sjelljes janë të lidhura me kushte nxitëse, por në themel të tyre qëndrojnë rrugë energjetike të ndërtuara nga karma – nga veprime, emocione, mendime që kanë mbetur pezull dhe vazhdojnë të lëshojnë impuls. Kur këto impulse aktivizohen, ne reagojmë si të detyruar – jo nga vullneti, por nga zakoni shpirtëror.

Por ky nuk është një dënim. Është një mundësi për të çliruar energjinë e mbërthyer, për të filluar të manifestosh me vetëdije rrugën tënde të re. Kur nuk jeton nga zakoni, por nga drita – lind një jetë tjetër.

Zgjidh të mos reagosh më nga plagët, por të krijosh nga fuqia jote e brendshme. Ne jemi me ty. Në dhimbjen tënde. Në krizën tënde. Në transformimin tënd.

Je gati të hapësh portat? Nis me hapat që do të të kthejnë nga kriza në qartësi, nga stresi në vetëdije, nga sjellja në dritë. Ky proces në Envilight nuk është terapi e zakonshme.
Është një udhëtim nga trupi te drita, nga sjellja te shpirti, nga kriza te çlirimi.

Hapat mund të ndiqen veçmas, por transformimi ndodh kur udhëtimi bëhet i plotë
Ti zgjedh kur je gati për çdo hap – sepse çlirimi nuk ndodh me nxitim, por me vetëdije. Nëse ndjek të treja seancat brenda një muaji, përfiton tarifë me zbritje si paketë.

RRUGA E TRANSFORMIMIT – TRI PORTA DREJT ÇLIRIMIT

Atje ku krizat nuk janë fundi, por fillimi i një shndërrimi.

SHËRBIMET

Porta e Qartësisë

A ndodh që një situatë të rikthehet në jetën tënde, si një cikël që s’mbaron kurrë? A ka modele sjelljeje që të mbajnë peng, edhe kur e di se s’të shërbejnë më? A ndien emocione që s’i shpjegon dot – por që s’të lënë të ecësh përpara? Në këtë hap, nuk analizojmë vetëm krizën apo stresin, por shkakun e padukshëm pas tyre – shtresat energjetike dhe kujtesat shpirtërore që i ushqejnë.
Kontributi: 150€ / 45min | 200€ / 60min

Porta e Fuqisë

Shkëputja nga karma e vjetër. Në këtë hap, largohemi nga rrethi i frikës, reagimeve automatike dhe modelit të zakonshëm që s’të përfaqëson më. Rindërtojmë mënyrën si e sheh situatën, duke e ngritur në një këndvështrim më të vetëdijshëm. Kur e sheh veten me sy të rinj, edhe plagët fillojnë të flasin ndryshe. Dhe kur s’je më peng i të shkuarës, bëhesh krijues i të tashmes.
Kontributi: 150€ / 45min | 200€ / 60min

Porta e Dritës

Kur drita e brendshme nis të pulsojë si frymë krijuese, gjithçka që ka qëndruar pezull kërkon të lëvizë. Jo më shtyrje, as mbijetesë – por një kthesë të qartë drejt veprimit të ndërgjegjshëm. Në këtë hap, mëson të drejtosh energjinë jo si reagim ndaj botës, por si përgjigje ndaj thirrjes së shpirtit. Qëllimet nuk vijnë më nga jashtë – por nga brenda, nga një qendër që e njeh rrugën pa frikë. Sepse drita që nuk lejohet të jetojë – kthehet në hije. E ti nuk je këtu për të fshirë veten, por për ta ndriçuar atë.
Kontributi: 150€ / 45min | 200€ / 60min

PORTAT E SHËRIMIT

MIRE SE ERDHE
THIRRJA E SHPIRTIT
VIBRIMI I TRUPIT
TRANSFORMIMI I SJELLJES
FREKUENCA E USHQIMIT
GJUHA E TOKËN
ENERGJIA E KAFSHËVE
URA E SHPIRTËRAVE
PORTALE NGJYRASH
PORTALE TË VETËDIJES
PORTALI MALI SHENJTË
LIBRI I GJALLË

REFERENCAT

Full 1

Menaxhimi i stresit dhe krizave: Përvoja ime me seancat e Envilight-it
Më bëri shumë përshtypje kompetenca dhe ndjeshmëria e Envilight gjatë seancës së shërimit "Analiza e stresit dhe krizave". Envilight më ndihmoi të analizoja situatën time aktuale emocionalisht, mendërisht dhe shpirtërisht. U ndjeva shumë rehat dhe i sigurt gjatë seancës. Engjell & Evis ishin empatikë, profesionistë dhe u siguruan që të hapesha plotësisht. Ata më ndihmuan të shikoja situatën time aktuale nga këndvështrime të ndryshme dhe më dhanë njohuri dhe këshilla të vlefshme se si të përballem me stresin dhe krizat.
Seanca më ndihmoi shumë për të çliruar veten nga mendimet dhe emocionet negative dhe për t'i vendosur shqetësimet e mia në një kontekst më të gjerë. Engjell & Evis më ndihmuan të identifikoja pikat e mia të forta dhe të dobëta madje të zgjeroja mundësitë e mia për veprim. U ndjeva shumë i qartë, i tokëzuar dhe më pas isha në gjendje t'i qasesha situatës sime në një mënyrë më pozitive.
Seanca "Analiza e stresit dhe krizave" ishte një përvojë e mrekullueshme. I jam shumë mirënjohës Envilight për këtë përvojë dhe sigurisht që do të rezervoj një seancë tjetër në të ardhmen e afërt.
Faleminderit për kohën dhe besimin tuaj!
K. Müller
Full 1
Transformim përmes seances së shërimit: Si më ndihmuan Evis dhe Engjell të dal nga rrethi vicionz dhe të lidhem me qenien time më të lartë”
Pata kënaqësinë të përjetoj një seancë shërimi për situatën dhe sjelljen time me Evis dhe Engjell. U impresionova thellësisht nga aftësia e tyre për të eksploruar nënndërgjegjen dhe bllokimet aktuale. Seanca e shërimit u fokusua në situatat dhe sjelljet që përsëriteshin në jetën time dhe ishte vërtet mahnitëse se si Evis dhe Engjell më ndihmuan të largohesha nga rrethi vicioz i nënndërgjegjes sime dhe të ndryshoja perspektivën time në drejtim të një qenie më të lartë.
Gjatë seancës ndjeva një relaksim të thellë. Ata më udhëzuan përmes një sërë ushtrimesh dhe vizualizimesh që të shihja situatën time nga një këndvështrim i ri dhe më ndihmuan të lidhesha me qenien time shpirtërore.
Më habiti fakti se sa shpejt pashë ndryshime në mënyrën e të menduarit dhe sjelljes sime. Seanca më ndihmoi të lirohesha nga modelet e sjelljeve provokuese dhe të transformohesha në një mënyrë pozitive. Më pas ndjeva një liri të madhe në këndvështrimin e situatës time. Jam shumë mirënjohëse ndaj Evis dhe Engjell dhe i rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që lufton me situata të përsëritura dhe modele negative të sjelljes. Dëshironi një ndryshim? Bëjeni tani!
Gjitha të mirat dhe së shpejti
S.Gashi
Full 1
Magjia e suksesit: Një përvojë transformuese me Envilight
Kohëve të fundit, bëra një seancë me Evisin dhe Engjellin mbi situatën dhe sjelljen time, e cila u fokusua në programimin e dëshirave dhe qëllimeve të duhura. U impresionova shumë nga arti dhe mënyra se si më udhëzuan gjatë proçesit dhe më ndihmuan të përcaktoja qartë qëllimet dhe dëshirat e mia.
Gjatë seancës, ata më udhëzonin nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme vizualizimesh dhe meditimi për të pastruar mendimet, emocionet dhe më tregonin rrugën e duhur për të riprogramuar nënndërgjegjen time. Shumë shpejt, vura re ndryshime pozitive në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit në situata të ndryshme.
Evisi dhe Engjelli ishin shumë të ndjeshëm, profesionistë në punën e tyre dhe më ndihmuan të artikuloja vizionin, synimet e mia në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë. Ata më ndihmuan të besoja në aftësitë, forcat e brendshme dhe të shpalosja potencialin tim.
Magjia e suksesit në fakt ndodhi nga një pikënisje tjetër, falë Evisit dhe Engjellit, ndihem në rrugën e duhur. Nëse po kërkoni një mundësi për ndryshim, mos hezitoni të rezervoni një seancë sheruese me ta. Nuk do të pendoheni!
Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj
H. Andersen
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×