Përfaqësues ligjor në Shqipëri 
Engjëll Qato 
Rruga e Pallateve, Nr. 291, 
Lapardha 1, Berat 
NIPT/NUIS: L83612001T 

Përfaqësuese për tregun e BE – Gjermani  
Evis Zajmi Ramusholli 
Medium & Konsulente shpirtërore 
Regjistruar në Gjermani për veprimtari të pavarur 

Email kontakti: contact@envilight.org 
Telefon: 
+355 696864419 | +355 696534529 | +49 151 40424220 
Website: www.envilight.org 

 

🌟 HYRJE SPIRITUALE 

Nëse dëshironi shërbimin Envilight, na kontaktoni dhe ne ju ndihmojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju keni menjëherë vëmendjen tonë; dhe ne dëshirojmë të njëjtën gjë nga ju. Ne shërbejmë me energji drite, energji të frekuencave të trupit njerëzor, dhe sa më të hapur të jeni ju, aq më shumë ne mund t‘ju mbështesim dhe ecim së bashku drejtë niveleve të larta të dritës. Ju duhet të keni besim tek ne, me qëllim që të krijoni mundësinë që me ndihmën tonë të mund të hyni në rezonancë me frekuencat e larta të dritës për arritjen e ndriçimit tuaj që puna jonë e përbashkët të ketë sukses. 

 

PËRMBAJTJA E PËRGJEGJËSIT 

Seancat dhe seminaret tona janë me pagesë të detyrueshme. Shpenzimet janë individuale dhe llogariten respektivisht sipas seancave të kërkuara. Pagesat mund të kryhen përmes Paypal ose transfertave bankare. Gjatë procedurës së porositjes së shërbimit të kërkuar, ju do informoheni drejtëpërdrejtë për rregullat e kryerjes së saj. 
Shërbimi i përzgjedhur do të parapaguhet. Pas konfirmimit të kryerjes së pagesës në llogarinë bankare të pëcaktuar, orari dhe lloji i shërbimit të këkuar dhe rezervuar do të konfirmohet i miratuar nga ana jonë. 

 

SHTYRJA E ORARIT TË SEANCËS 

Në rast se klienti, për një arsye të rëndësishme të tij, do të mungojë dhe ka nevojë për një orar të ri, brenda së njëjtës ditë që ka rezervuar marrjen e shërbimit, atëhere duhet të njoftojë jo më pak se 5 (pesë) orë përpara orarit të përcaktuar në prenotim, me qëllim gjetjen e mundësisë për realizimin e dhënies së shërbimit në një orar tjetër brenda së njëjtës ditë të rezervuar. 

Në rast se klienti, do të njoftojë anulimin e prenotimit të rezervuar, ose nuk do të paraqitet në seancë, pa njoftuar, atëhere shoqëria do të mbajë 60% të pagesës së kryer paraprakisht në momentin e rezervimit. 

Në rast se, seanca dhe shërbimi i prenotuar anulohet, por klienti njofton 2 (dy ditë) më parë për anulimin e saj, atëhere shoqëria ka të drejtën të mbajë 30% të pagesës së kryer për shërbimin e prenotuar. 

Mundësia për një proces ligjor është e përjashtuar. 

Në rastet e anulimit të shërbimit të porositur, në orën dhe datën e caktuar, rikthimi i 70% apo 40% të pagesës së kryer në momentin e rezervimit, do të bëhet nga ana e shoqërisë brenda 14 ditësh (ditë pune), në llogarinë bankare të klientit të konfirmuar me e-mail nga ana e tij. 

 

PLATFORMA EUROPIANE ONLINE E ZGJIDHJEVE TË PROBLEMEVE 

Që prej 15 shkurtit 2016, komisioni europian vendosi një platformë për për mosmarrëveshjet jashtë gjykatës. Si klient, ekziston mundësia e sqarimit të mosmarrëveshjeve në lidhje me porosinë online pa ndërhyrjen e gjykatës. Platforma e zgjidhjeve të problemeve është e arritshme në linkun 

https://webgate.ec.europa.eu/odr/main/index.cfm?event=main.adr.show 

 

GARANCI PËR PËRMBAJTJEN 

Përmbajtja e faqeve tona u krijuan me kujdesin më të madh dhe me më të mirën e ndërgjegjes sonë. Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë që faqet dhe përmbajtja e ofruar janë të sakta, të plota dhe të përditësuara. Si ofrues shërbimi, ne jemi përgjegjës për përmbajtjen tonë në këto faqe sipas Seksionit 7, Paragrafi 1 i Aktit Gjerman të Telemedias (TMG). Sipas §§ 8 deri në 10 TMG, megjithatë, ne si ofrues shërbimi nuk jemi të detyruar të monitorojmë informacionet e transmetuara ose të ruajtura të palëve të treta ose të hetojmë rrethanat që tregojnë aktivitet të paligjshëm. Detyrimet për të hequr ose bllokuar përdorimin e informacionit sipas ligjeve të përgjithshme mbeten të paprekura. Megjithatë, përgjegjësia në këtë drejtim është e mundur vetëm nga momenti në të cilin dihet dijenia për një shkelje specifike të ligjit. Sapo të marrim dijeni për ndonjë shkelje të ligjit, ne do të heqim menjëherë përmbajtjen dhe lidhjet përkatëse. 

 

GARANCI PËR LIDHJET (LINKET) 

Oferta jonë përmban linke për webseitet e jashtëme, në të cilat ne nuk kemi asnjë mundësi ndikimi. Për këtë arsye ne nuk marrim përsipër asnjë garanci lidhur me përmbajtjet që mund të gjeni në mënyrë korente në to. Për përmbajtjen e këtyre webseiteve është gjithnjë përgjegjës pronari dhe operatori përkatës i këtyre faqeve. 

Faqet e internetit apo artikujt e tyre që afrohen prej nesh si linke, janë testuar për ligjëshmërinë e tyre në momentin në të cilin është vendosur linku dhe kur paligjshmëritë e mundëshme që ato mund të paraqesin nuk ishin të njohura prej nesh. Kontrolli i përditshëm i përmbajtjes së këtyre faqeve është i pamundur nga ana jonë pa dëshmi konkrete të shkeljeve ligjore nga ana e tyre. Por menjëherë pas njoftimit të dëshmive për shkelje ligjore të këtyre linkeve ne do t’i heqim ato nga faqja dhe rekomandimi ynë. 

 

E DREJTA E AUTORIT 

Përmbajtja e publikuar në këtë faqe e interneti, bisedat, videot, produktet, shkrimet dhe të gjitha informacionet e përgatitura nga shoqëria, i përkasin të drejtës së autorit të Shoqërisë “Envilight” dhe mbrohen sipas ligjit europian. Po kështu produktet e afruara në këtë faqe, por që nuk janë prodhuar nga “Envilight”, janë e drejtë e autorit që i ka prodhuar ato. Shumëfishimi, përpunimi dhe çdo lloj përdorimi që prek apo cenon të drejtën e autorit, kanë nevojë për miratimin me shkrim të çdo autori ose prodhuesi. Shkarkimet dhe kopjet e kësaj faqeje janë të lejuara vetëm për nevojat private dhe jo komerciale. Ju pranoni të gjithë përmbajtjen si dhe informacionet, të cilat i mësoni përmes videokonferencave, dhe i përdorni vetëm për qëllimet tuaja personale, por në asnjë mënyrë komerciale. 

Envilight Sh.P.K ka të gjitha të drejtat e autorit për përmbajtjet, të cilat bëhen gjatë audio- videokonferencave. Ju nuk keni të drejtë të kopjoni këto përmbajtje, të përhapni informacionet apo të shpërndani përmbajtjen. Këto janë informacione të destinuara vetëm për klientët që marrin pjesë në këto seanca. 

Aktivizimi i audio-videokonferences nuk fillon automatikisht. Klienti ka mundësinë të konfirmojë vetë seancën, kur ai të jetë gati. Sapo ai të bëj këtë, seanca aktivizohet, dhe transmetimi live mund të fillojë. Nëse persona të tjerë duan të jenë në seancë me klientët, ju lutem na e thoni më parë. Në të kundërt nuk lejohet të dëgjojnë, të shkruajnë, të fotografojnë apo të kopjojnë pa leje nga Envilight. 

Klienti sigurohet që asnjë person të mos dëgjoj, shikoj, ose të regjistrojë përmbajtjen e bisedës. Për më tepër, klienti bie dakort që ai është përgjegjës nëse personat e tjerë bëjnë shpërdorimin e rezervimit të tij ose të ndonjë akti që dëmton envilight në çfarëdo lloj mënyre. Klientit i është bërë tashmë e ditur, që nuk i lejohet të bëj regjistrime, të kopjojë, të shkarkojë, apo të shpërndajë zërin, figurën, videon apo profilin e konsulentit. 

Përmbajtjet e faqeve që nuk janë krijuar nga operatorët e “Envilight”, konsiderohen të drejtat e autorit të palëve të treta. Megjithatë, nëse doni të jeni të kujdesshëm për një shkelje të së drejtës së autorit, ju lutemi të bëni një shënim përkatës. Në momentin që ne do të njoftohemi për një shkelje ligjore, ne do ti heqim menjëherë përmbajtjet e tilla. 

 

TË TJERA 

Marrja e këshillave nëpërmjet platformës sonë nuk zëvendëson këshillat profesionale nga grupet përkatëse profesionale. Informacioni nga fusha e ezoterizmit nuk zëvendëson këshillat mjekësore, psikiatrike, psikologjike, financiare, tatimore apo ekonomike nga grupi profesional përkatës. 

Ne nuk bëjmë asnjë premtim për shërim, angazhime apo diagnoza të tjera, madje as diagnoza në kuptimin mjekësor konvencional. Ne theksojmë shprehimisht se nuk e zëvendësojmë trajtimin mjekësor. Trajtimet tona nuk janë aspak zëvendësues për të shkuar te mjeku, ato shërbejnë si suplement, për zbulim të vetvetes dhe për ndryshim pozitiv fatal. Në rastin e rezervimit të ofertave tona, klienti siguron që është madhor, mbi 18 vjeç, ka zotësi të plotë për të vepruar dhe nuk ka përfaqësues ligjor (kujdestar) . 

Me rezervimin, klienti konfirmon se është i vetëdijshëm se mban përgjegjësi të plotë për veten dhe veprimet e tij ndaj të tjerëve. Klientët tanë na çlirojnë nga çdo përgjegjësi e tyre dhe përgjegjësi e lidhur me te tjerët. Gjithkush është përgjegjës për sjelljen e tij në kundërshtim me ligjin dhe Envilight nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës për dëmet. E njëjta gjë vlen edhe për ngjarjet, nikoqiri ose pronari i lokalit na çliron nga çdo përgjegjësi dhe është përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar prej tij. Secili vepron dhe është përgjegjës për veten e tij si në aspektin tregtar ashtu edhe në atë ligjor. Të gjitha pretendimet për përgjegjësi ose pretendimet për dëme janë përjashtuar shprehimisht. 

 

SIGURIA E SISTEMIT DHE INFORMACIONIT 

Ne sigurojmë faqen tonë të internetit dhe sistemet tona të tjera përmes masave teknike dhe organizative kundër humbjes, shkatërrimit, aksesit, modifikimit ose shpërndarjes së të dhënave të ruajtura nga persona të paautorizuar. Megjithatë, pavarësisht kontrolleve, mbrojtja e plotë kundër të gjitha rreziqeve nuk është e mundur. Thjesht për shkak të lidhjes me internetin dhe mundësive teknike që rezultojnë, nuk mund të jepet asnjë garanci që përmbajtja dhe rrjedha e informacionit nuk do të shikohen dhe regjistrohen nga palë të treta. 

 

KUNDËRSHTIMI NDAJ REKLAMIMIT TË PAAUTORIZUAR ME E-MAILl 

Si pjesë e detyrimit të publikimit të kontaktit sipas § 5 TMG, ne kemi publikuar detajet e përgjithshme të kontaktit dhe një adresë e-mail në faqen tonë të internetit. Në këtë mënyrë ne kundërshtojmë përdorimin e këtyre të dhënave të kontaktit për dërgimin e pakërkuar të materialit informativ, reklamave ose postave të padëshiruara që ne nuk i kemi kërkuar në mënyrë eksplicite. 

 

️ BAZA LIGJORE & JURIDIKSIONI 

Envilight operon në bazë të dy juridiksioneve: 

  • Ligji shqiptar për marrëdhëniet tregtare dhe të konsumatorit (në territorin e Shqipërisë); 
  • Ligji gjerman për ofrimin e shërbimeve shpirtërore dhe digjitale (në përputhje me TMG & BGB), për klientë në distancë apo rezidentë në BE. 

Shërbimet tona janë të karakterit shpirtëror dhe jo-mjekësor. Ato nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor dhe as nuk synojnë të zëvendësojnë ndihmën e profesionistëve të fushave të tjera. 

 

🚫 E DREJTA E AUTORIT DHE PËRDORIMIT TË PËRMBAJTJES 

Të gjitha materialet – tekste, audio, video, përmbajtje seminaresh, ilustrime dhe simbole – janë pronë intelektuale e mbrojtur e Envilight dhe mund të përdoren vetëm nga klientët aktivë për qëllime personale. 

Nuk lejohet: 

  • Regjistrimi, shpërndarja, publikimi ose përdorimi i tyre për përfitim material apo mediatik, pa leje të posaçme me shkrim nga Envilight; 
  • Përdorimi i interpretimeve të marra gjatë seancave për dezinformim, denigrim ose qëllime përçarëse. 

Shkelja e këtyre rregullave përbën cenim të të drejtës së autorit, të privatësisë dhe të figurës publike dhe do të ndiqet ligjërisht. 

 

📺 KUNDËR SHKELJEVE NGA MEDIA 

Envilight rezervon të drejtën të ndjekë rrugën ligjore kundër çdo mediaje apo subjekti publik që: 

  • Përdor kamera të fshehta në ambient privat pa autorizim me shkrim; 
  • Shpërndan deklarata të njëanshme pa kontaktuar për një version zyrtar; 
  • Përdor përmbajtje të mbledhur në mënyrë të paligjshme për publikime komerciale. 

Në raste të tilla do të ndjekim rrugët ligjore në Shqipëri, në Gjermani, dhe në gjykata ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave tona. 

 

🔐 DEKLARATË PËR PRIVATËSI & PËRDORIM MEDIATIK 

Çdo vizitor ose klient që merr pjesë në një seancë – online, telefonike apo fizike – pranon në mënyrë të vetëdijshme që përmbajtja e këtyre ndërveprimeve është pronë ekskluzive e Envilight. 

Nuk lejohet: 

📌 Regjistrimi, fotografimi, publikimi apo shpërndarja pa autorizim; 
📌 Përdorimi për qëllime spekulative, mediatike apo fitimprurëse; 
📌 Përfshirja e personave të tjerë pa miratim paraprak. 

Pjesëmarrja në një seancë = pranim i rregullave të Envilight. 
Përdorimi pa leje = shkelje ligjore që ndëshkohet sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. 

 

📜 DISPOZITA LIGJORE MBI NATYRËN E SHËRBIMIT 

Shërbimet e ofruara nga Envilight janë të karakterit shpirtëror dhe jo-mjekësor. Ato mund të përfshijnë ndërveprim simbolik fizik gjatë seancave fizike, si dhe përmbajtje intuitive me ndikim emocional në seanca në prani ose në distancë.   

Çdo ndërveprim bëhet me respekt të plotë, në mënyrë të vetëdijshme dhe me miratim të klientit.  Pjesëmarrja në seancë përbën pranim të qasjes së Envilight, në përputhje me **Kushtet e Shërbimit** të publikuara në www.envilight.org  

 

🔒 SIGURIA E TË DHËNAVE 

Envilight ruan të dhënat personale të klientëve me përkujdesje dhe përputhje të plotë me: 

  • Ligjin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave; 
  • Rregulloren GDPR të Bashkimit Europian. 

Të dhënat nuk shpërndahen me palë të treta dhe përdoren vetëm për komunikim të drejtpërdrejtë dhe menaxhimin e shërbimeve të ofruara. 

 

📩 KONTAKT PËR ÇËSHTJE LIGJORE DHE ANKESA ZYRTARE 
Për çdo kërkesë zyrtare, bashkëpunim ligjor ose ankesë të dokumentuar në përputhje me kushtet e mësipërme, ju lutemi drejtohuni me email në: 
📧 info@envilight.org 
Kërkesat tuaja do të trajtohen me përgjegjësi dhe konfidencialitet të plotë brenda afateve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës. 

 

📆 VERSIONI DHE FUQIA LIGJORE 
Ky dokument është në fuqi nga mars  2023 dhe zëvendëson çdo përmbajtje të mëparshme të publikuar në faqen www.envilight.org. 
Çdo ndryshim në përmbajtje, juridiksion ose përfaqësim ligjor do të bëhet me transparencë të plotë dhe do të publikohet në kohë reale në të njëjtën faqe. 

 

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×