KUSH JEMI NE

ENGJËLL QATO

SHËRUES SHPIRTËROR
SHËRUES ALTERNATIVË
SHKENCËTAR BOTANIST

Energjia ndryshoi jetën time. E ndjeva atë në momentet e mia më të vështira. E pranova brenda qenies për të shëruar sëmundjen e pashërueshme. Atë moment isha veç unë, energjia dhe drita e universit. Jetën ja besova në dorë vetes dhe fuqisë supreme. Eca rrugëve të panjohura duke lexuar e studiuar literatura të ndryshme mbi zhvillimin spiritual.

Për fatin tim të mirë linda në Shqipëri dhe u rrita maleve të shenjta të Tomorit i lidhur ngushtë me energjinë e tyre. Hulumtova në të paprekurat e historisë së krijimit të njeriut dhe hapa portat e zemrës drejt vetes. Përjetova proçesin e transformimit të trupit dhe shpirtit tim në njëri drite, që do të thotë; të ushqehesh vetëm nëpërmjet ajrit dhe të jetosh i lidhur ngushtë me energjinë e zotit brenda teje.

Prej vitesh jam tashmë në shërbim të njerëzve me shërbime të ndryshme, madje falë profesionit tim si inxhinier agronom, biolog dhe në mjekësinë alternative. Asgjë smë bën më të lumtur në botë se të jem në shërbimin tënd, për të të ndihmuar dhe të treguar sekretin e shërimit. Më lejo të jem udhërrëfyesi yt, të ecim bashkë drejt të vërtetës, brenda dhe pertej kesaj bote.

“SA HERË TË DËGJOSH SE NJË SËMUNDJE ËSHTË E PASHËRUESHME, DIJE SE KJO NUK ËSHTË E VËRTETË. DIJE SE EKZISTON FUQIA SUPREME”.

– D Copra –

EVIS ZAJMI

LIGHT MEDIUM
LIFE- & MENTALCOACH
PEDAGOGE KOMUNIKIMI

ME MË SHUMË SE: 50.000 KONSULTIME & SEANCA SHPIRTËRORE.

PËRVOJË SHUMË VJEÇARE, MBRESËLËNËSE NË PORTALE NDËRKOMBËTARE.

AKTUALISHT E AFIRMUAR NË GJERMANI NË QUESTICO, LIBRAVITA, EV LIFEPORTALE & KRYONSCHULE

PEDAGOGE NË DREJTIMIN E PSIKOLOGJISË SË KOMUNIKIMIT, MARKETING, PROJEKT MENAXHIM DHE MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN NË

 

  • Pflegeschule Vfa e.V. Bonn, Köln, Euskirchen
  • TBF Tertia Berufsförderung GmbH & Co. KG BONN
  • Johanniter Akademi Troisdorf

PREJ VITIT 2014 AKTIVE ME VEPRIMTARINË E SAJ EDHE NË SHQIPËRI

Vizioni lindi tek une me mua. Që në fëmijërinë e hershme shikoja gjëra të pakapshme për syrin njerëzor në kohë apo hapësira të ndryshme. Jeta në Gjermani më ofroi mundësinë të zhvillojë aftësitë e mia spirituale. Prej vitesh jam trajnuar në seminare dhe shkolla mbi bionergjinë, shërimin quant, reikin dhe vizionin. Sot jam trajnere e shkollës nderkombetare Kryon në Rosenheim të Gjermanisë. Studimet e mia në artet pamore dhe shkencat e komunikimit ndikuan gjithashtu në zhvillimin dhe zbërthimin metaforik të vizioneve. Përballja me të vërtetën lakuriqe më ndihmoi të hap portat e zemrës për të kuptuar pse kemi lindur, pse jemi këtu dhe ku do të shkojmë.

Ndihem me fat për këtë aftësi që më ofroi zoti, për të parë përtej mureve se ku janë nyjet tona energjitike apo problemet karmike. Unë këshilloj absolutisht pa mjete ndihmuese dhe pa paragjykime. Jam në gjendje të njoh “modelet e sjelljes” nga fëmijëria ose jetët e mëhershme. Me lejo të jem pasqyra jote, për të lehtësuar sadopak rrugën në proçeset e shërimit, zgjidhjen e situatave të ndryshme që të rëndojnë, apo të jem udhërrëfyese e rrugës tënde drejt zhvillimit spiritual.

“VIZIONI ËSHTË INSTRUMENT I SHPIRTIT, NËPËRMJET TË CILIT MUND TË RINJIHET E VËRTETA MË E LARTË, DIREKTE, LAKURIQE, PA MBULESA DHE VELLO. VIZIONI ËSHTË NJË FUQI APO CILËSI E RREGULLIT HYJNOR”.

MISIONI YNË

ENVILIGHT, MISIONI I VETËDIJES SE RE

Misioni ynë është largpamës: të trajtojmë me energji dhe vision;

◉ shërimet spirituale për çdo sëmundje të lehtë apo të rëndë; mentale, emocionale apo fizike.

Gjithashtu çdo temë, situatë apo rrethanë të ndërlikuar në jetë.

Misioni ynë mbështet;

◉ çdo individ që kërkon shëndetin natyral, shërimin, zhvillimin shpirtëror apo balancimin e energjisë në çdo fushë të jetës.

ENVILIGHT ME NJË METODE UNIKE MË AFËR TEJE!

METODA JONË

ENVILIGHT ME NJË METODE UNIKE MË AFËR TEJE!

EKSPERIENCA JONË

ENVILIGHT, SEKRETI I SHËRIMIT

Rruga drejt dritës na bashkoi në një kanal të përdorimit të dhuntive, ndërthurjen në një art unik të energjisë shëruese dhe vizionit. Kombinimi ynë i veçantë të ofron ty sekretin e shërimit. Ne të dy bashkë në rrugëtimin e gjatë në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Europës, me eksperienca shumëvjeçare krijuam metodën tonë të plotë, që të mundëson ecurinë e fenomeneve të lartpërmendura drejt përmirësimit dhe normalitetit të mundur në të gjitha aspektet e jetës. Aftësitë tona u shpalosen me pjekurinë spirituale dhe zhvillohen në mënyrë të pandërprerë gjatë proçeseve që trajtojmë dhe përjetojmë bashkë me ty. Energjia shëruese dhe vizionet ndezin dritën e zbehur në zemrën tënde, mjafton të jesh rrugëtar në udhëtimin drejt vetes dhe bashkë me ne do përjetosh mrekullinë e dashurisë hyjnore. Një udhëtim transformues promovon rritjen tënde personale, i jep kuptim jetës, të hap rrugën e ndryshimit dhe njohjes së vetvetes…

“PËR TË ARRITUR NË PËRJETËSI, DUHET T’I PËRSHKOSH TË GJITHA RRUGËT NË KËTË JETË!”

– Johann Wolfgang von Goethe –

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×