KUSH JEMI NE

EVIS ZAJMI RAMUSHOLLI

KRIJUESE DHE AUTORE E METODËS ENVILIGHT MEDIUM – ZËDHËNËSE E VIZIONEVE HYJNORE ARTISTE E ARTEVE PAMORE DHE MEDIAVE VIZUALE EKSPERTE E SHKENCAVE TË KOMUNIKIMIT (M.SC.) LIFE- & MENTALCOACH | BIOENERGIE-TERAPISTE | MJESHTRE REIKI

Rreth Meje

Eksperte e komunikimit multidimensional për transformim shpirtëror, me përvojë akademike si pedagoge e pavarur në fushat e psikologjisë, sociologjisë dhe komunikimit në Gjermani.

Të gjitha këto nuk janë vetëm role – por dimensione të një rrugëtimi të jetuar, që sot më thërret ta ndaj me ty.
Të ftoj në rrugëtimin tënd unik, ku çdo hap hap një derë të re drejt qenies – atje ku heshtja shndërrohet në kuptim, ndjenja në frekuencë dhe vetja e harruar në dritë.

Unë jam Evis Zajmi Ramusholli, një shkrirje e rrallë midis shkencës së komunikimit, artit pamor dhe arkitekturës hyjnore të vizioneve.

Nëpërmjet fjalës së ndriçuar, formës krijuese dhe dritës që buron nga thellësitë e shpirtit, jam këtu për të të ndriçuar rrugën drejt vetëshërimit.

Edukimi im profesional më dha themele të forta akademike, mbi të cilat ndërtova një qasje unike për të të ndihmuar të rigjesh fjalën e shpirtit. Në këtë platformë të shenjtë që ndërtojmë bashkë, fjala, energjia, vizioni dhe drita bashkohen për të zbuluar sekretin e shërimit shpirtëror dhe për të të rikthyer vetëdijen e ndriçuar.

Si medium multidimensional, unë udhëtoj përtej kohës dhe hapësirës për të deshifruar mesazhet që shpirti yt dëshiron të të përcjellë.

Në këtë udhëtim të përbashkët, do të të ndihmoj të gjesh burimet e fshehura të dhimbjeve, sëmundjeve dhe sfidave që kanë nevojë të shprehen, të dëgjohen dhe të shërohen.

ENGJËLL QATO

KRIJUES DHE AUTOR I METODËS ENVILIGHT
SHËRUES SHPIRTËROR & ALTERNATIV
ZËDHËNËS I DRITËS DHE FORCAVE TË NATYRËS
INXHINIER AGRONOM (M.SC.)
STUDIUES I BIMËSISË DHE ENERGJISË SË GJALLË

Më lejo të të shtrij dorën e natyrës, të energjisë hyjnore, dhe të udhëtojmë bashkë nëpër thellësitë e trupit dhe shpirtit tënd, atje ku shërimi rilind nga burimi i jetës.

Unë jam Engjëll Qato, një shkrirje e rrallë midis shkencës së jetës, urtësisë së natyrës dhe mistereve të shpirtit.
Në udhëtimin tim profesional, i ndërtuar mbi themele të forta akademike dhe praktike, u thellova në njohjen e mekanizmave të jetës — të biologjisë, mikrobiologjisë, kimisë, biokimisë dhe energjisë së saj të padukshme.
Kjo rrugë më mësoi të shoh përtej materies: të kuptoj ritmin e jetës, forcën e natyrës dhe dritën që buron nga vetëdija universale.
Në rrugëtimin tim të gjatë profesional, udhëhoqa me përkushtim kooperativa bujqësore në
Shqipëri, duke ndërtuar me sukses ekuilibrin delikat midis natyrës dhe prodhimit të begatë.
Çdo farë që mbolla, çdo fushë që preka, çdo bimë që kultivova, më mësoi se natyra flet në gjuhën e energjisë së jetës, dhe se njeriu është thirrur të jetë kujdestar i saj, jo vetëm prodhues.
Në këtë ndërveprim të thellë me natyrën, që nga vitet studentore, fillova të ndiej fuqishëm thirrjen e mjekësisë alternative. Kështu, rruga ime ndërmjet natyrës dhe shpirtit nisi të marrë trajtën e një udhëtimi të shenjtë drejt shërimit dhe dritës së brendshme.
I mbështetur si në intuitën shpirtërore, ashtu edhe në njohuritë shkencore, krijova me duart e mia pomada bimore për sëmundje të lëkurës, kombinime detoksifikuese për mëlçinë, temthin, zorrët, dhe formula të tjera natyrale shëruese, duke kuptuar plotësisht se çdo bimë mbart një kod të veçantë biologjik dhe shpirtëror shërimi.
Ndërsa ndërtoja ura midis natyrës dhe trupit, jeta më çoi drejt një thirrjeje edhe më të thellë.
Sprovën më të madhe nuk e solli puna, por përballja me kufijtë e vetë jetës: diagnostikimi me kancer. Nuk kërkova shpëtim jashtë vetes – përkundrazi, u ftova të kthehem Brenda saj. Aty ku frymon drita, ku natyra është mësuesja më e heshtur dhe energjia hyjnore bëhet burim
force. Besimi në jetën që rrjedh përtej materies u bë themeli i një udhëtimi të ri – jo vetëm për shërim, por për rilindje shpirtërore.
Eca nëpër rrugë të panjohura, duke kërkuar përgjigje në fjalët e heshtura të librave dhe në frymën e padukshme të universit.
Lexova, studiova, u thellova në shkrime të vjetra e moderne mbi zhvillimin shpirtëror, gjithnjë me etjen për të kuptuar të pathënën e jetës.
Por më e fuqishmja nga të gjitha mësimet nuk vinte nga letra apo dija njerëzore — ajo vinte nga një libër i gjallë që rrihapet vetëm për ata që dinë të dëgjojnë: natyra e shenjtë e malit të
Tomorrit.

Në gurët e lashtë, në burimet e kristalta, në frymën e erës që përshkonte majat e tij, gjeta historinë e krijimit të njeriut — të shkruar jo me fjalë, por me vibrimin e dritës dhe energjisë së universit. Në çdo dridhje të gurëve dhe çdo cicërimë të erës, dëgjohej si një këngë e lashtë nga vetë mali i shenjtë, që thërriste shpirtrat e humbur të kujtonin prejardhjen e tyre të
ndriçuar. Në atë përqafim të shenjtë me malet, hapa portat e shpirtit tim dhe kuptova:

◉ Se shërimi nuk mësohet, por zgjohet nga brenda.
◉ Se drita nuk kërkohet jashtë, por ndizet në thellësinë e qenies.
◉ Se Zoti nuk fshihet në largësi, por frymon në çdo qelizë që jeton në dashuri me veten dhe
natyrën.

Në Tomorr, unë nuk isha më një kërkues i dijes. Në Tomorr, u bëra një udhëtar i dritës. Dhe
në ato momente jetike, ishte pikërisht mali i shenjtë i Tomorrit, vendlindja ime shpirtërore, që më rikujtoi: Energjia dhe Drita janë brenda nesh. Shërimi është një rikthim në vetvete.
Në këtë proces të thellë vetëshërimi:
◉ Energjia shëruese u aktivizua natyrshëm.
◉ Drita e njohjes dhe e natyrës u bë ura ime drejt të tjerëve.
◉ Mjekësia alternative dhe shërimi shpirtëror u shndërruan në misionin tim të ri të jetës.

MISIONI DHE VIZIONI I ENVILIGHT

Në skutat e çdo shpirti ndodhet një burim drite, shërimi dhe fuqie që pret të rizgjohet.
Envilight është fryt i një udhëtimi të gjatë profesional dhe shpirtëror, ku bashkohen shkenca e jetës, urtësia e natyrës dhe arkitektura hyjnore e vizioneve.
Në themel të metodës sonë qëndrojnë tre shtylla të shenjta: Energjia që zgjon, Vizioni që ndriçon dhe Drita që rilind.
Nëpërmjet Envilight, ne nuk trajtojmë vetëm shpirtin në mënyrë abstrakte, por përqafojmë të gjithë dimensionet e qenies: shëndetin fizik, emocionet e pashprehura, sfidat mendore dhe situatat e ndërlikuara të jetës së përditshme.

MISIONI YNË ËSHTË:

◉ Të ndezim dritën e vetëdijes së pastër në thellësinë e çdo individi që thërret për transformim.
◉ Të deshifrojmë dhe të çlirojmë bllokimet e fshehura që manifestohen në trup, mendje dhe shpirt si sëmundje, dhimbje ose pengesa.
◉ Të aktivizojmë forcat natyrore të vetëshërimit përmes frekuencës së energjisë së pastër, qartësisë së vizionit dhe arkitekturës së dritës shpirtërore.
◉ Të udhëheqim çdo shpirt në rrugëtimin e tij unik të shërimit, zhvillimit dhe rikthimit në burimin e vet hyjnor.
◉ Të mbështesim çdo njeri që kërkon shëndet natyral, ekuilibër energjetik, lehtësim të sfidave jetësore dhe një vetëdije të zgjeruar.

VIZIONI YNË ËSHTË:

◉ Të krijojmë një hapësirë të shenjtë ku plagët e trupit, mendjes dhe shpirtit shndërrohen në dritë, dashuri dhe ndërgjegje të re.
◉ Të ndërtojmë ura midis tokës dhe dritës, midis jetës së përditshme dhe dimensioneve më të larta të shpirtit.
◉ Të ofrojmë një qasje të thellë shpirtërore dhe praktike për çdo sëmundje, sfidë ose nyje të pazgjidhur, duke ndërthurur fuqinë e natyrës, vizionin multidimensional dhe energjinë universale në një proces të gjallë shërimi
◉ Të frymëzojmë lindjen e një vetëdijeje të re, ku çdo shpirt ecën i çliruar, në harmoni me natyrën, me trupin e tij dhe me rrjedhën e jetës universale.

Në Envilight, nuk ofrojmë shërim të shpejtë apo premtime boshe.
Ne hapim një rrugë të shenjtë:
➔ për ata që dëshirojnë të zgjojnë dritën e tyre,
➔ të ndriçojnë plagët e pashprehura,
➔ dhe të ecin me dashuri drejt vetëdijes së tyre të ndriçuar.
Shërimi është një udhëtim – një rikthim në vetvete.
Dhe ne jemi këtu për të ecur bashkë me ty.

EKSPERIENCA JONË

ENVILIGHT, SEKRETI I SHËRIMIT

Rruga drejt dritës na bashkoi në një kanal të përdorimit të dhuntive, ndërthurjen në një art unik të energjisë shëruese dhe vizionit. Kombinimi ynë i veçantë të ofron ty sekretin e shërimit. Ne të dy bashkë në rrugëtimin e gjatë në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Europës, me eksperienca shumëvjeçare krijuam metodën tonë të plotë, që të mundëson ecurinë e fenomeneve të lartpërmendura drejt përmirësimit dhe normalitetit të mundur në të gjitha aspektet e jetës. Aftësitë tona u shpalosen me pjekurinë spirituale dhe zhvillohen në mënyrë të pandërprerë gjatë proçeseve që trajtojmë dhe përjetojmë bashkë me ty. Energjia shëruese dhe vizionet ndezin dritën e zbehur në zemrën tënde, mjafton të jesh rrugëtar në udhëtimin drejt vetes dhe bashkë me ne do përjetosh mrekullinë e dashurisë hyjnore. Një udhëtim transformues promovon rritjen tënde personale, i jep kuptim jetës, të hap rrugën e ndryshimit dhe njohjes së vetvetes…

“PËR TË ARRITUR NË PËRJETËSI, DUHET T’I PËRSHKOSH TË GJITHA RRUGËT NË KËTË JETË!”

– Johann Wolfgang von Goethe –

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

×