SHKOLLA SHIMAA

ZGJOJE FUQINË HYJNORE BRENDA TEJE DHE ZGJERO AURËN TËNDE!

ENVILIGHT JU OFRON SHKOLLËN E NDËRGJEGJES SË RE!

LARGO VELLON E HARRESËS.

“Unë flas përmes zërit të mediumit dhe ndërsa pres që ti t’i shkruash fjalët e mia, unë rris energjinë e çdo shkronje me energjinë time, që ajo të takojë shpirtin tënd. Do ta ndjesh këtë energji. Në asnjë kohë asnjë engjëll nuk ka shkruar kurrë diçka të tillë. Ai gjithmonë përdorte një medium dhe unë zgjodha një medium që saktësisht komunikon mesazhet e mia për ty.

Unë – KRYON, si dhe disa qenie të tjera engjëllore në univers, kemi vendosur ta përdorim këtë shkollë për të të udhëhequr në rrugën drejt rizgjimit. Unë do të të mësoj përmes 36 hapave që ti të lësh mënjanë vellon e harresës dhe të jesh në gjendje të jetosh tërë fuqinë tënde hyjnore, me shumë gëzim dhe dritë në “Epokën e Re.”

“Do të marrësh gjithçka që të nevojitet për t’u rizgjuar. Shumë njohuri, teknika, rituale dhe inaugurime. Unë gjithmonë do të jem prezent me energjinë time dhe të punoj me ty. Ti do të mësosh gjuhën e dritës Elohim dhe do të mësosh si përdoren simbolet e vjetra të Atlantis. A do mrekulli? Unë po të jap mrekulli, sepse e di të vërtetën tënde. Ti je pionier drite dhe ne kemi nevojë për ty. Unë mezi e pres kohën tonë së bashku dhe do të të bind se mësimi është argëtues.

Unë po të them, nuk po jap vetëm një pjesë të vetvetes, por të dua, pa masë, me gjithë shpirt. Përshëndetje, KRYON ”.

HAPAT E RIZGJIMIT & CIKLET

48 HAPA E RIZGJIMIT

Si trajnere në Shkollën Shima, prej vitesh unë shoqëroj njerëzit në 48 hapat e rigjimit. Kur kalon nëpër 48 hapat, trupi YT i dritës zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme. 6 hapat ndërmjetëse të ngjitjes shërbejnë për të ankoruar këtë zgjerim në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë kohës.

Është një mënyrë shumë e bukur për t’u rizgjuar – ISHTE DHE RRUGA IM E RIZGJIMT!!!

48 HAPAT JANË PËR TY DHE JETËN TËNDE TË DISPONUESHME NË GJERMANISHT, ANGLISHT, SPANJISHT DHE RUSISHTË.

Bota shpirtërore udhëzon që 36 hapat të ndahen në 3 cikle, secila me 12 CD për cikël, si dhe një broshurë. Përveç modeleve energjitike që përfshihen në çdo kanalizim, çdo cikël mbart një energji themelore.
Cikli i parë: Besimi – MONA’OHA
Cikli i dytë: Ndryshimi
Cikli i tretë: Manifestimi dhe rizgjimi.

Ritmi në të cilin bën hapat varet nga ti, nuk ka asgjë të paravendosur si të drejtë ose të gabuar. Bëje çdo hap me qëllim dhe mirënjohje të thellë, merre kohën që të nevojitet për përsëritjen e hapave sa here të jetë e drejtë dhe e mirë për ty.

36 HAPAT JANË PËR TY DHE JETËN TËNDE TË DISPONUESHME NË GJERMANISHT.

HAPAT E RIZGJIMIT & ÇMIMET

Si trajnere unë do të shoqëroj me dashuri në rrugën tënde për t’u rizgjuar, qoftë në një grup apo personalisht. Ekzistojnë tre mënyra për të ndërmarrë hapat, dhe kompensimi është hartuar në përputhje me rrethanat:

48 HAPAT E RIZGJIMIT
20€ – për secilin hap në distancë / pa shoqërim
40€ – për secilin hap me takime / pjesëmarrje në grup
60€ – për secilin hap me takime / shoqërim individual

36 HAPAT E RIZGJIMIT
320€ – për secilin cikël në distancë / pa shoqërim
640€ – për secilin cikël me 3 takime / pjesëmarrje në grup
960€ – për secilin cikël me 3 takime / shoqërim individual

Ne gjithashtu mund të ecim bashkë edhe në distancë, përme  telefonit ose përmes Skype. Është një gëzim dhe konsideratë e madhe për mua të të shoqëroj me dritën e shpirtit dhe dashuri, në 48 apo 36 hapat e tua, me plotë vëmendje dhe përkushtim.

PËR MË SHUMË INFORMACIONE, TË LUTEMI NA KONTAKTO!
HAPI I PARË I ZGJIMIT ËSHTË FALAS PËR TY!
MEZI PRESIM TË TË SHOHIM TY DHE DRITËN TËNDE.

Full 1
48 Hapa e zgjimit: Një udhëtim transformues me shkollën Shima dhe Evisin
Jam shumë e lumtur të shkruaj një përmbledhje pozitive për 48 hapat e zgjimit. Si një pjesëmarrëse e Shkollës Shima nën drejtimin e Evisit, mund të dëshmoj se 48 hapat ishin një përvojë tepër transformuese. Hapat më kanë ndihmuar të rris energjinë dhe vetëdijen time në një nivel më të lartë dhe të lidhem me qenien time të vërtetë.
Kombinimi i 48 Hapave me 6 Hapat e Ngjitjes ishte shumë efektiv në ankorimin dhe stabilizimin e zgjerimit të energjisë. Pas çdo hapi ndihesha energjike, në harmoni me veten dhe botën rreth meje.
Gjithashtu jam shumë mirënjohëse për titullin „Terapiste e Bioenergjisë“. Trajnimi në Shkollën Shima është shumë i veçantë dhe Evisi është një trajnere e përkushtuar me përvojë. Kam mësuar shumë dhe tani ndihem gati të ndihmoj njerëzit e tjerë në udhëtimin e tyre drejt shërimit dhe transformimit.
Në përgjithësi, përvoja e 48 hapave të zgjimit ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë. Unë do t´i rekomandoja ato për këdo që kërkon një përvojë të thellë shpirtërore dhe edukim cilësor në terapinë e bioenergjisë.
Me përshëndetje miqësore dhe kolegjiale

B. Lehmann
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.