NGJYRA & VIZIONE

ENVILIGHT, NDJENJA, EMOCIONE DHE MËNYRA UNIKE VETE-SHËRUESE PËR TË GJITHË GRUPMOSHAT!

Kreativiteti ndihmon për të gjetur dhe shprehur atë që nuk është e mundur përmes fjalëve. Efekti shërues i kreativitetit tashmë njihet si terapi arti. Terapia e artit premton një nivel të rëndësishëm për shërimin e qenies njerëzore, i cili arrin shumë më thellë sesa mund të duket në shikim të parë. Ajo mund t'i drejtojë njerëzit në shumë mënyra në nivele të ndryshme të vetëdijes.
Kreativiteti dhe fuqia krijuese rrjedhin nga një zonë e cila është gjithmonë e shëndetshme. Nëse kjo zonë stimulohet, fuqitë vetë-shëruese aktivizohen. Njeriu mund të shërohet vetëm nga brenda ose më sakte ai mund të vetë-shërohet.
Terapia e artit krijon një atmosferë të qetë plotë harmoni dhe të relakson si në shtresën fizike ashtu dhe atë emocionale, mentale apo shpirtërore duke rikrijuar forcat jetësore. Relaksimi është e vetmja mënyrë për të ndier veten dhe perceptuar ndryshe. Ai inkurajon njerëzit që të lidhen me trupin, mendjen dhe shpirtin.

Paketa me çmim 20 % më të ulët

Kjo paketë përmban 3 Seanca:

HAPI 1. SHPIRTI FLET ME NGJYRA

HAPI 2. REFLEKTIME MES NGJYRASH

HAPI 3. TRANSFORMIME ME IMAZHE

1

SHPIRTI FLET ME NGJYRA

2

REFLEKTIME MES NGJYRASH

3

TRANSFORMIME ME IMAZHE

KONSULTIME & PARASHIKIME
3 Seanca
TRUPI & SHPIRTI
3 Seanca
SITUATA & SJELLJA
3 Seanca
USHQIMI & SHËNDETI
6 Konsulenca
NJERIU & MJEDISI
3 Seanca
JETA & VDEKJA
1 Seancë
NJERIU & KAFSHËT
1 Seanca
GUIDA & SEANCA
3 Seanca
NGJYRA & VIZIONE
3 Seanca
SEMINARE & TRAJNIME
3 Seanca
Full 1
Ngjyrat, gjuha e shpirtit: Si më ndihmoi terapia e artit të kuptoj të kaluarën time
Kohët e fundit pata mundësinë të përjetoj një seancë shërimi me Evisin e cila është e specializuar në terapinë e artit. Zgjodha programin intensiv “Ngjyra & Vizione”, i cili përbëhet nga tre hapa.
Më bëri përshtypje të veçantë hapi i parë, në të cilin pata mundësinë të shpreh energjinë time të brendshme përmes vizatimeve intuitive. Ishte e mahnitshme se si shpirti im fliste përmes ngjyrave dhe formave në letër, duke zbuluar njohuri të reja për veten dhe të kaluarën time.
Evisi është një terapiste arti empatike dhe kompetente qe më ndihmoj të kuptoj më mirë modelet e të vjetra të fëmijërisë dhe përvojat e hidhura të perjetuara nga divorci i prindërve. Me mbështetjen e saj, arrita të liroj bllokimet e brendshme dhe të çlirohem nga mendimet dhe emocionet negative.
Unë do ta rekomandoja shumë Evisin dhe seancat e saj shëruese për këdo që kërkon një mënyrë për të shëruar veten dhe për të çliruar fuqitë krijuese. Lidhja midis ngjyrave dhe shpirtit është magjepsëse dhe Evisi është një udhërrëfyese e shkëlqyer në këtë udhëtim. Faleminderit asaj për këtë përvojë të mrekullueshme dhe mundësinë për të eksploruar botën time të brendshme përmes terapisë së artit.
Përshëndetje të përzemërta
P. Kovačić
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.