MENSCH & UMWELT

ME ENVILIGHT TI MUND TË SHMANGËSH ENERGJITË DHE RREZATIMET E LARTPËRMENDURA!

Një nga mundësite e komunikimit tonë me të padukshmen është RADIESTEZIA. Forma më e lashtë e radiestezisë është zbulimi (nga njerëz të caktuar) i ujit përmes thuprave drunjësh të caktuar.
Sot nocioni radiestezi nënkupton zbulimin dhe identifikimin e rrezatimeve të dëmshme, të pakapshme për perceptimet e zakonshme të njeriut. Burimet e tyre mund të jenë të ndryshme: rrjedhat e ujit – mbitokësore, por sidomos nëntokësore, puset e mineraleve, energjitë radioaktive, kënetat e dikurshme, varret, largpërçuesit e rrymës elektrike, instalimet elektrike, instalimet nukleare etj.
Radiestezia ndihmon për t’u mbrojtur prej këtyre rrezatimeve të dëmshme, të cilat ndikimin e tyre e shtrijnë në të gjitha segmentet e jetës, në nivele psiqike dhe fizike, duke filluar nga shëndeti, vitaliteti i përgjithshëm, disponimi, lumturia dhe fati. Grindjet, pagjumësia, kokëdhembjet, lodhja mund të jenë pasoja tipike të zonës patogjene në të cilën flemë apo kalojmë pjesën më të madhe të ditës në shtëpi, punë etj. Rrezatime të tilla depërtojnë nëpër të gjithë trupin, duke atakuar sistemin nervor, sidomos sistemin nervor qendror.
Truri reagon në tërë këtë oqean rrezatimesh dhe reaksionet e veta ia transmeton tërë trupit duke krijuar nje numër aq të madh sëmundjesh bashkëkohore. Ka raste kur një ndërrim i thjeshtë i vendit të krevatit në të cilin flemë apo vendit të punës – mund ta ndërroj jetën tonë.

Paketa me çmim 20 % më të ulët

Kjo paketë përmban 3 Seanca:

HAPI 1. ANALIZA E MJEDISIT

HAPI 2. PASTRIM MJEDISI

HAPI 3. LARGIMI ENERGJIVE TË HUAJA

1

ANALIZA E MJEDISIT

2

PASTRIM MJEDISI

3

LARGIMI ENERGJIVE TË HUAJA

KONSULTIME & PARASHIKIME
3 Seanca
TRUPI & SHPIRTI
3 Seanca
SITUATA & SJELLJA
3 Seanca
USHQIMI & SHËNDETI
6 Konsulenca
NJERIU & MJEDISI
3 Seanca
JETA & VDEKJA
1 Seancë
NJERIU & KAFSHËT
1 Seanca
GUIDA & SEANCA
3 Seanca
NGJYRA & VIZIONE
3 Seanca
SEMINARE & TRAJNIME
3 Seanca
Full 1
Një përvojë që ndryshon jetën: Vlerësimi im i seancës së gjeomancise me shëruesit Engjell dhe Evis
Uauu... ishte shumë impresionuese seanca e gjeomancisë me Engjellin dhe Evisin, ishte vërtetë të hapësh sytë. Analiza e energjisë së ambientit synonte të identifikonte efektet negative të forcave të padukshme në jetën, shëndetin dhe lumturinë time. Ishte pikërisht ajo që më duhej.
Shëruesit përdorën radiestezinë për të identifikuar dhe analizuar forcat e padukshme në punë në jetën dhe mjedisin tim. Ata më shpjeguan rëndësinë e llojeve të ndryshme të rrezatimit që mund të burojnë nga pajisjet elektrike, tubat e ujit, strukturat nëntokësore, faktorë të tjerë të dimensioneve të pakapshme për shqisat njerëzore dhe se si ato mund të ndikojnë në shëndetin apo mirëqenien time.
Isha e habitur se sa e saktë ishte analiza dhe sa efekte negative kishin në jetën time këto forca të padukshme. Por, fatmirësisht, Engjelli dhe Evisi kishin dhuntinë për të neutralizuar efektet e dëmshme të energjive gjeomantike. Kjo seancë ka ndryshuar jetën time. Tani ndihem më e shëndetshme, më e lumtur dhe më energjike se kurrë.
Falenderoj Engjellin dhe Evisin
G. Clark
previous arrow
next arrow
This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience.