Në vitit 2003 Kryon kontaktoi medium Sabine Sangitar në Rosenheim të Gjermanisë dhe i bëri thirrje asaj të krijonte Shkollën Kryon. Qenia shpirtërore Kryon i përket grupit me të njëjtin emër dhe solli prej atëherë trajnimin spiritual në tokë. Mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë ecur në “48 hapat e rizgjimit”. Ky ishte fillimi i një jete shpirtërore me një ndjenjë të veçantë drejt ndriçimit. Edhe sot, shumë njerëz ndërmarrin këto hapa dhe ndiejnë zgjerimin e dritës së trupit dhe rizgjimin e tyre.
Medium Sabine Sangitar ka rikanalizuar 48 hapat e zgjimit. Meqenëse gjatë kësaj kohe energjitë funksionojnë kaq intensivisht dhe njerëzit janë në të njëjtën kohë shumë më të pranueshëm ndaj saj, energjitë e 48 hapave u përmblodhën në 36 hapat e rizgjimit, po me të njëjtën përmbajte. Energjitë e 48 hapave u përshtatën në kohën e sotme edhe me strukturat energjetike aktuale.
Pas 36 hapave të ndjekura, të përcaktuara nga Kryon dhe 36 Këshilltarët e Larta të Dritës, vetëdija jote është zgjeruar dhe fuqia hyjnore zgjohet tek ti. Gjithçka që do të jetë e rëndësishme dhe e mundshme në këtë epokë të re do të të përcillet për ty. 36 hapat e rizgjimit janë të ndarë në tre cikle, secili cikël ka 12 CD me tema të ndryshme: si tokëzimi me tokën, bashkimi i çakrave, teknika të ndryshme shërimi, udhëtime në realitetin e vërtetë, inaugurimi i çakrave, trajtimi me kristale drite, grupi personal i engjëjve, gjenerimi i fuqisë hyjnore, aktivizimi i Merkaba-s, trajnimi dhe zgjerimi i dritës së trupit tënd në 88% dhe shumë më tepër. Pothuajse të gjithë pas trajnimit do të jenë në gjendje të ndiejnë dhe të shohin anën pozitive në jetës, frika dhe shqetësimet do të largohen, do të shfaqet mundësia për një jetë të gjallëruar, të bukur dhe paqësore.
“36 hapat e Rizgjimit“ janë një shkollim i liçensuar nga Sabine Sangitar, Shkolla Kryon tashmë e quajtur Shima në Rosenheim, çon në rizgjimin hyjnor pavarësisht besimit fetar apo ndonjë besimi tjetër. Shkolla Shima ndjek rrugën e dritës së artë-blu dhe trajnon pionierët e dritës, në mënyrë që ata të ndihmojnë njerëzit e tjerë, gjatë fazës së transformimit. Me 36 hapat e shenjtë nga realiteti që çojnë në zgjimin hyjnor, vetëdija individuale zgjerohet gradualisht dhe butësisht. Janë gjithsej 4 nivele që kanë nevojë për këtë zgjerim dhe lidhen ngushtë me njëri-tjetrin: niveli shpirtëror, niveli mendor, niveli emocional dhe niveli fizik.
“36 hapat e rizgjimit“ mund të merren si edukim i jetës personale ose si trajnim me shumë qëllime pozitive. Shkolla Shima është e njohur globalisht, dhe pas përfundimit të hapave ofron certifikatën si: “BIOENERGJI TERAPIST/E”.
Rruga e pallateve, Nr.291, Lapardha1. Berat Shqipëri, AL